13.000 paund për person/ Jepet dënimi për Ervinin, ‘bosin’ shqiptar që kaloi 112 emigrantë në Britani

E Enjte, 07 November 2019 10:49

Tre shqiptarë dhe një libanez janë dënuar nga gjykata penale e Bruzhit në Belgjikë për përfshirjen e tyre në favorizimin e emigracionit të paligjshëm të më shumë se njëqind personave. Lideri i grupit, Ervin M. 41 vjeç, dënua me pesë vjet burgim efektiv dhe një gjobë 896,000 euro, raportuan mediat lokale këtë të mërkurë.

Në Shtator 2018, banda shqiptare ra në rrjetën e hetuesve britanikë, pasi këta të fundit përgjonin një tjetër grup, që merrej me të njëjtën veprimtari të paligjshme. Falë përgjimeve, funksionimi i bandës u zbërthye nga hetuesit. Bastisja e 6 banesave në 18 dhjetor 2018 çuan në arrestimin e katër të dyshuarve nga autoritet belge.

“Banda punonte me transport të garantuar, me ç’rast drejtuesit e kamionëve ishin në dijeni të kontrabandës. Emigrantët paguan 13,000 paund për një vend në kabinën e kamionit që i çonte në Britani nga Belgjika”, tha prokurori Frank Demeester, seancën e kaluar.

Sipas prokurorisë, banda kontrabandoi 112 emigrantë nga Belgjika në Mbretërinë e Bashkuar në më pak se një vit.

Mbrojtja e Ervin M. këmbënguli për një dënim më të butë sesa pretenca e prokurorisë, që kërkoi 6 vjet burg. Sipas avokatit Sven Mary, organizatori i vërtetë ishte i sigurt në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo  Ervin M..

Arlind R. 29 vjeç u dënua me 40 muaj burg si shofer i bandës. Për Blerdar S. 39 vjeç dhe Firas K. libanez 46 vjeç, u dha përkatësisht 2 vjet dhe 18 muaj burgim në mungesë. /BN/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...