Rasti i Alvinit / Gazetari i ‘Le Iene’ i përvishet Sandër Lleshit: Gajasët italianët

Tuesday, 12 November 2019 09:22

Taulant Kopliku, gazetari i emisionit italian ‘Le Iene’ ku u bë publik dhe rasti i Alvin Berishës, ka ironizuar keq ministrin Sandër Lleshi i cili ishte në Bejrut ditët e fundit të operacionit për shpëtimin e 11-vjeçarit nga kampi famëkeq sirian.

“Mos ia thuaj njeriu se “asht marre”. Jane gajasur italianet me ato kingat e palestruar e me syze te erreta qe mberriten te ambasada duke u perplasur duarsh dhe perqafuar njelloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Riinen”, shkruan Kopliku në profilin e tij në FB i cili i jep ministrit dhe 2 këshilla duke i kujtuar dhe ‘të ngrënat e të pirat e stafit të tij hoteleve luksoze të Bejrutit.

Postimi i plotë:

“Nese dona me u solidarizu, per patriotizem po themi bravo Sander si shqiptar qe je. Po themi ishe aktori kryesor i gjithe çfare ndodhi ato dite ne kufirin mes Libanit dhe Sirise. Po themi gjithçka qe ti don qe ne me thane. Kjo per hir te flamurit qe vartesit e tu ishin kujdesur ta merrnin per t’ia hedhur kraheve Alvinit.

Ashtu po e leme, siç po deklaron ti pa tu dridhur qerpiku.

Vetem dy gjera te vogla do te thoja.

Se pari, mos harro se nuk mbeti Alvini qe ti jepni ju dashurine per flamurin, duke e mbeshtjelle sa per shoë e shkrepur foto nje pas nje. Ka nje babe, nje gjysh e do axha qe do dine ta brumosin me vlerat e nje shqiptari te mire, pa patur nevoje per keta telenovela libaneze.

Se dyti, diçka qe ta kesh per vete. Mos ia thuaj njeriu se “asht marre”.

Jane gajasur italianet me ato kingat e palestruar e me syze te erreta qe mberriten te ambasada duke u perplasur duarsh dhe perqafuar njelloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Riinen.

Kishin ngelur te habitur te gjithe se ça dreqin hidhen perpjete keta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njefare Apollo Creed kartolinash, qe pasi u denden me te ngrena e te pira hoteleve te luksit ne Bejrut, iu dedikuan festes se “fitores” se madhe te arritur me shume mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit te lavdishem.

Faleminderit gjeneral qe na solle Alvinin ne shtepi. Italianet na genjyen si gjithmone.

Ministri Lleshi ishte dje i ftuar në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut ku foli rreth operacionit sipas tij ‘kompleks’ të shpëtimit të Alvin Berishës, i cili qëndronte në kampin sirian Al Haël prej shumë vitesh.

Alvin Berisha sot është në banesën e tij në Itali, pranë të atit dhe 2 motrave pas një ndërhyrjeje nga shteti italian në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe Gjysmëhënën siriane. Në largimin e 11-vjeçarit nga ky kamp u nevojit dhe ndërhyrja e shtetit shqiptar, pasi Alvini ka nënshtetësi shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...