Kim Mehmeti: Për hir të 'vëllazërisë' me Serbinë, Rama i gatshëm të heqë dorë edhe nga njohja e Kosovës

Saturday, 16 November 2019 20:12

Gjatë intervistës së tij, dhënë për Syri TV, analisti dhe publicisti i njohur Kim Mehmeti, foli me tone të ashpra në adresë të kryeministrit Edi Rama sa i përket projektit për “Mini Schengenin Ballkanik”.

Sipas tij, ky projekt është jo vetëm pervers, por edhe cënues për interesat kombëtare të shqiptarëve.

Mehmeti shtoi se, për të forcuar vëllazërinë shqiptaro-serbe, kryeministri Rama është i gatshëm të heqë dorë edhe nga njohja e pavarësisë së Kosovës, siç po ndodh me disa shtete pas lobimit të Beogradit.

“Ti ulesh ndërton Ballkanin pa kufij, me atë, që natë e ditë punojnë kundër njohjes së Kosovës. Që natë e ditë punojnë për të gjetur shtete për të hequr njohjen e Kosovës. Ti me këta njerëz, me atë që ulesh ballë për ballë, me ata do të bësh min-schengenin, ti në të vërtetë çfarë bën? Ti e faktorizon Serbinë si faktorin kyç në Ballkan. Ti ata njerëz, që kanë të kaluar të errët, i faktorizon si paqendërtues. Po a nuk është ky mëkat i mjaftueshëm ? A nuk është kjo arsye e mjaftueshme ta kuptosh çfarë politike perverse je duke bërë? Dhe çfarë politike, që nuk ka lidhje me interesin kombëtar je duke bërë? Se me këtë nuk i ndihmon as shqiptarët në Preshevë, as shqiptarët në Kosovë, nuk i ndihmon as shqiptarët në Maqedoni.

Ju faktorizoni njerëz që e luftojnë shqiptarinë, i faktorizoni si diçka shumë e rëndësishme edhe për shqiptarinë. Unë e dëgjova kryeministrinë kur tha: “Po si do i shlyejmë ne kufijtë Nëse i kundërshton Serbia?”. Po Serbia kundërshton gjithçka. Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës. Hajde të heqim dorë edhe nga pavarësia e Kosovës. T’ja plotësojmë dëshirën. Siç po shkojnë punët, mua nuk më habit fare, nëse një ditë, kryeministri i Shqipërisë, që ti përmirësojë marrëdhëniet, që të forcojë vëllazërinë serbo-shqiptare, mos e dhëntë Zoti, të propozojë heqjen e njohjes së Kosovës. Nëse shkohet me këtë mendësi perverse politike”, u shpreh ndër të tjera Kim Mehmeti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...