×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ai e zhduku nga ekrani, gazetarja e njohur goditje të fortë Ramës: Hap edhe një “Big Brother”, ke humbur…

Diel, 22 Prill 2018 19:15

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se tashmë ERTV do të ketë një rubrikë të re me lajme qeveritare.

Lidhur me këtë fakt ka reaguar gazetarja Sonila Meço. Ajo ka ironizuar Ramën duke thënë se tashmë qeveria ka humbur kontaktet me publikun dhe se ndoshta me këtë ritëm do të hapin edhe ndonjë “Big Brother”.

Ja statusi i plotë i gazetares:

Me rastin e nisjes së edicionit javor informativ në televizionin më të ri në vend e përsëris:

Meqë televizioni më i ri në vend po mbush çdo ditë e më shumë programacionin me formate të ndryshme, nga transmetimet direkte, intervistat, one man shoë, raportimet e ministrave me stand up dhe lidhje videokonferencë me grupe të ndryshme interesi, po presim me kërshëri një reality si Big Brother.

Në terren nuk del më asnjë deputet a ministër, të mbyllur të gjithë në seli partiake a qeveritare dhe me sistem të integruar telekamerash, tashmë lënda e parë dhe infrastruktura janë të siguruara. Të kuruar janë deri ne detaj, në dhomën e rrëfimeve shkojnë me qejf për t’i rënë në qafë kolegut, po edhe intrigat e kulisat e domosdoshme për këtë program nuk kanë për të munguar, fajin dihet kush e ka, votat për të nxjerrë jashtë të nominuarit i siguron opozita. Publiku ndërkohë do gjejë më të vërtetë këtë program se të tjerë reality në media.

Natyrisht Vëllai i Madh, që vëzhgon e drejton gjithë lojën do të jetë shumë më i talentuar e me fantazi se ai i programeve të tjerë të të njëjtit format. Madje vetë ai është suksesi i garantuar.

Ta marrë vesh kazani një herë e mirë se nuk hahet dot me tepsinë.han.

Modifikuar më Diel, 22 Prill 2018 19:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...