Zjarri në depon me plastikë. Ndotja në ajër, alarmante

Diel, 22 Prill 2018 20:24

Sot është dita e tokës, një ditë e cila synon të ndërgjegjësojë njerëzit për të mbrojtur qytetet, tokën dhe natyrën. Por sot Tirana provoi ndotjen e ajrit më të rëndë në gjithë historinë e saj.

Një re e madhe toksike u ngrit në ajër nga djegia e një fabrike të riciklimit të mbetjeve plastike. Në ambientet e saj kanë qenë të depozitua me qindra ton mbetje plastike, e cila prej orës 10 të mëngjesit e deri pasditen e së dielës ka vijuar të digjet duke shkarkuar në ajër sasi të mëdha dioksinë dhe gazesh të tjera të rrezikshme për shëndetin.

Banorët e zonës dhe punonjësit e ndërmarrjeve pranë kësaj fabrike, por edhe shumë banorë të Tiranës kanë ndjerë sot dhimbje koke, të shkaktuara nga kjo ndotje e ajrit.

Pa vënies nën kontroll të flakëve, zona është vënë nën kontrollin e policisë ku grupi hetimor po punon për të gjetur shkaqet e zjarrit.

Mësohet se do të merren në pyetje personat që ishin përgjegjës për sigurinë, e për procedurën që ndiqej në rast zjarri.

3 zjarrfikës janë asfiksuar në betejë me flakët, e është nevojitur edhe ndërhyrja e ambulancës për t’u dhënë ndihmën mjekësore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...