10 vjeçari shqiptar kryefamiljar e pronarë tokash

Tuesday, 03 Prill 2018 18:29

Elion Semanaj, kreu i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka bërë me dije se pas disa kontrolleve në disa zyra vendore, janë evidentuar raste ku përfshihen përfitime, si rasti I një 10 vjeçari që ka përfituar një tokë bujqësore.

Por ai ka përfituar edhe AMTP të vetën personale si kryefamiljar kur është vetëm 10 vjeç, e cila bie në kundërshtim me ligjin.

Sipas Semanajt, raste abuzive janë evidentuar si në regjistrimet e vendimeve të gjykatave edhe në regjistrimin e akteve administrative të lëshuara nga Institucionet që krijojnë tituj pronësie, duke shpërdoruar autoritetin dhe kompetencat e ngarkuara me ligj, ndërsa jep edhe rastet konkrete.

“Njësia Vendore ka plotësuar dhe konfirmuar AMTP për një person i cili ka qenë minoren në momentin e përfitimit të tokës bujqësore në bazë të ligjit 7501. I gjithë dokumentacioni është përcjellë si i rregullt nga Njësia Vendore drejt Zyrës Vendore të Regjistrimit, gjë që bie në kundërshtim me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Kështu ky minoren ka përfituar tokë bujqësore në familjen e babait të tij, por ka përfituar edhe AMTP të vetën personale si kryefamiljar kur në fakt ishte vetëm 10 vjec, në kundërshtim të hapur me ligjin”, shprehet Semanaj.

Abuzimet me aktet e marrjes së tokës, sipas Semanajt, shihen tek rastet e korrigjimit kadastral të pasurisë: nga zona me ranishte e kënetë kthehen në tokë bujqësore, veprim ky që është në kundërshtim me ligjin.

Të gjitha këto veprime, sipas tij, janë bërë nga Njësia Vendore në bashkëpunim me Zyrën e Regjistrimit. Ai është shprehur se gjetjet e rasteve në fjalë do t’i referohen Task Forcës së ngritur nga kryeministria, dhe më pas do t’i përcillen organeve ligj-zbatuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...