Fotogaleri e veçantë nga 67-vjetori i Aviacionit Shqiptar

E mërkurë, 25 Prill 2018 17:24

Aviacionit Reaktiv është krijuar në vitin 1955 në Kuçovë dhe kishte në përbërje të tij avionë MIG-15. Në vitin 1957 krijohet Reparti Transportit Ushtarak në Tiranë.

Në vitin 1962 Regjimenti I Aviacionit në Rinas, i cili kishte në përbërjen e tij një skuadrile me Avionë MIG-19 dhe një skuadrile me avionë MIG-17. Po në vitin 1962 krijohet edhe Shkolla e Aviacionit.

Në vitin 1967 krijohet Regjimenti i Helikopterëve. Në vitin 1974 krijohet Regjimenti i Gjadrit, i cili ishte i pajisur me avionë MIG-21 dhe MIG-19 përveç disa avionëve mësimorë MIG-17 e MIG-15 për trejnim.

Në vitet ’70 Aviacioni Luftarak kishte në efiçensë të plotë mbi 70 avionë MIG-19 dhe 12 avionë MIG-21, një skuadrile luftarake me MIG-17 dhe shumë avionë luftarakë-mësimorë të tipit MIG-15.

Në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë, veç avionëve reaktivë MIG-15 kishte gjithashtu edhe dy skuadrile me avionë me helikë JAK-81, të cilët shërbenin për përgatitjen e pilotëve në vitin e parë të kualifikimit si pilot. Në Regjimentin e Rinasit kishte gjithashtu edhe një avion bombardues të lehtë tip IL-28.

Por sot aviacioni shqiptar ka mbetur një kujtim i së kaluarës së dikurshme, ndërkohë që qiejt shqiptar përshkohen nga avionë të vendeve të ndyshme të botës dhe disa helikopterë ushtarakë që janë në përdorim nga Forcat e Armatosura.

Aerodromet e dikurshme sot flenë gjumë dhe po ashtu edhe dhjetëra avionë, të cilët nuk kanë ma asnjë vlerë por janë vetëm pjesë e krenarisë së dikurshme./ Mapo.al

Modifikuar më E mërkurë, 25 Prill 2018 17:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...