Schengen ndryshon rregullat, çfarë duhet të bëni para se të udhëtoni

E Enjte, 26 Prill 2018 13:42

Më 25 prill, ambasadorët e Bashkimit Europian  konfirmuan një marrëveshje të arritur ndërmjet Presidencës së Këshillit dhe përfaqësuesve të Parlamentit Europian mbi propozimin për Sistemin Europian të Informimit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).

“Marrëveshja e sotme është një tjetër hap i rëndësishëm në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Duke ditur se kush vjen në BE para se të vijnë në kufi, do të jemi më të aftë të ndalojmë ata që përbëjnë rrezik për qytetarët tanë”, u shpreh ministri i Brendshëm bullgar, Valentin Radev.

“Unian” bën me dije se ETIAS do të lejojë kontrolle paraprake dhe nëse është e nevojshme të ndalojë autorizimin e udhëtimit për njerëzit e vendeve të treta të udhëtojnë në zonën Shengen.

Zyrtarët e BE-së thonë se ETIAS do të “ndihmojë në përmirësimin e sigurisë së brendshme, parandalimin e imigracionit të paligjshëm, mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e vonesave në kufijtë duke identifikuar personat që mund të përbëjnë rrezik në një nga këto zona para se të arrijnë në kufijtë e jashtëm”.

Shtetasit e vendeve të treta të përjashtuar nga viza do të duhet të marrin një autorizim udhëtimi përpara udhëtimit të tyre, nëpërmjet një aplikimi online. Për çdo aplikim, aplikantit do t’i kërkohet të paguajë një tarifë të autorizimit për udhëtim prej 7 euro.

Informacioni i paraqitur në çdo aplikim do të përpunohet automatikisht kundër BE-së dhe bazave përkatëse të të dhënave të Interpol, për të përcaktuar nëse ka arsye për të refuzuar një autorizim udhëtimi.

Nëse nuk identifikohen elemente që kërkojnë analiza të mëtejshme, autorizimi i udhëtimit do të lëshohet automatikisht dhe shpejt. Kështu pritet të ndodh për shumicën e aplikimeve.

Nëse ka ndonjë element që kërkon analizë, aplikimi do të trajtohet manualisht nga autoritetet kompetente. Në këtë rast, njësia qendrore e ETIAS së pari do të kontrollojë nëse të dhënat e regjistruara në dosjen e aplikimit korrespondojnë me të dhënat që shkaktojnë problem. Kur të ndodhë ose ka dyshime se mund të ndodhë, aplikimi do të përpunohet manualisht nga njësia kombëtare e ETIAS-it e shtetit anëtar përgjegjës.

Lëshimi ose refuzimi i një kërkese që mund të shkaktojë problem, do të bëhet jo më vonë se 96 orë pas paraqitjes së kërkesës ose, nëse kërkohet informacion shtesë, 96 orë pas marrjes së këtij informacioni.

Para kalimit të kufirit, si përmes ajrit apo tokës, do të kontrollohet nëse shtetasit e vendeve të treta zotërojnë autorizimin e vlefshëm për udhëtim.

Autorizimi i udhëtimit nuk do të sigurojë plotësisht të drejtën e hyrjes në një shtet, pasi është roja kufitare që do të marrë vendimin përfundimtar.

Një autorizim udhëtimi do të jetë i vlefshëm për tre vjet ose deri në fund të vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit të regjistruar gjatë aplikimit.

Tani që marrëveshja është konfirmuar nga ambasadorët e BE-së, në emër të Këshillit, rregullorja do të paraqitet në Parlamentin Evropian për votim dhe më pas në Këshill për miratim.

Siç njoftoi më herët UNIAN, më 11 qershor 2017 hyri në fuqi vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për të futur një regjim pa viza për udhëtime të shkurtra të qytetarëve ukrainas në 30 vende të Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen. /gazeta shqiptare/

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 13:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...