Kuçovë/ I ngacmon vajzën, merr peng 18- vjeçarin

E mërkurë, 04 Prill 2018 13:49

Policia e Kuçovës ka vënë në pranga dy persona, pasi kanë marrë peng një 18-vjeçar për disa orë në terminalin e autobusëve.

Sipas policisë,  të arrestuarit janë Krenar Hysenbelli, 38 vjeç, dhe Çerçis Turhani, 23 vjeç, banues në Divjakë, si dhe u shpallën në kërkim A.H, 35 vjeç dhe  A.H, 41 vjeç, të dy banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë.

Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se: “Arrestimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve të lartpërmendur u bë pasi për rreth dy orë në mjediset e Terminalit të autobuzave në lagjen Tafil Skëndo, Kuçovë, për motive të dobëta i kanë hequr në mënyrë të paligjëshme lirinë shtetasit E.K, 18 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë”. Por mësohet se këta persona e akuzonin 18-vjeçarin se ka ngacmuar vajzën e njërit prej tyre. Policia po punon për kapjen e autorëve të tjerë.

 

Modifikuar më E mërkurë, 04 Prill 2018 14:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...