Interpol në alarm: Mafia shqiptare e rrezikshme

E Enjte, 03 May 2018 10:04

Kokaina e kapur para pak ditësh në Spanjë, ku protagonistë ishin shqiptarë ka bërë një bujë të madhe mediatike. Kjo sepse mafia shqiptare njihet për aktivitetin e saj në Evropë, por së fundmi është zgjeruar dhe në Amerikën latine.

Medait spanjolle i kanë kushtuar një tjetër shkrim kokainës së kapur në Spanjë, ku drejtuesit e bandës ishin dy shqiptarë.

Radio Caracol shkruan se ky rast po ndiqet nga Interpol, që po përgatit një raport shumë të rëndësishëm, ku dalin në dritë detaje të reja  dhe sipas tyre ky është një rrjet shumë i rrezikshëm i trafikut të drogës dhe për të cilët punojnë disa organizata të sigurisë.

“Shumë nga anëtarët morën pjesë në luftën ballkanike dhe për këtë arsye ata vepruan me profesionalizëm ushtarak dhe u dalluan për brutalitetin dhe efektivitetin e tyre”, shkruan më tej Caracol.

Më tej në atë raport se shkruhet ish-ushtarët fitojnë besnikërinë e komuniteteve të tyre dhe anëtarëve të tyre nëpërmjet kontrollit ekonomik dhe kërcënimit për jetën.

“Duhet të theksohet se këto grupe kriminale nga vendet e Evropës Lindore karakterizohen nga mënyra e tyre e punës, bazuar në besnikërinë e anëtarëve të tyre, të cilët i menaxhojnë duke i kontrolluar familjet e tyre në Shqipëri me pagesa në para për të mbajtur ato, por në të njëjtën kohë për t’i kthyer ata në pengje”, vijon me tej shkrimi duke cituar një pjesë të raportit.

Informacioni i këtyre grupeve është tashmë në duart e autoriteteve në pesë vende, të gjithë të interesuar për të frenuar trafikimin e drogës dhe për të kapur ish ushtarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...