Turistët anglez vijnë për të vizituar Thethin bllokohen në borë

E Enjte, 05 Prill 2018 14:01

ThETH-Dy turistë të ardhur nga Manchesteri, për të kaluar disa ditë në Theth të Dukagjinit, në Shkodër,kanë mbetur të bllokuar nga bora, për rreth tre orë.

Dy turistët anglezë kanë qëndruar të frikësuar mes maleve dhe mes të ftohtit. Dy turistët kanë ardhur nga Anglia në Malin e Zi dhe nga aty drejt Shkodrës për të eksploruar Thethin.

Çifti anglez ka mundur që të shkojë deri në Okol të Bogës, pjesë e Malësisë së Madhe, dhe aty makina e tyre është bllokuar për shkak të trashësisë së borës që shkon deri mbi 50 centimetër.

Të ndodhur në këtë situatë kanë njoftuar faqen e “Booking” ku kishin pronotuar në Amerikë. Faqja e “Booking” ka lajmëruar një grua në Theth në shtëpinë e të cilës do shkonin dy turistët.

Të vetmit që i kanë ardhur në ndihmë janë Agim Dardha, drejtor i Zonave të Mbrojtura në Shkodër, dhe Edmond Tërthorja, kryeinspektor i Mjedisit. Dy zyrtarët janë nisur nga Shkodra dhe pas një orë rrugë kanë parë turistët e bllokuar. Përmes mjeteve rrethanore dhe duke shtyrë makinën e dy turistëve është arritur që të zhbllokohen.

Deny Pief tregon momentet e vështira.

Ne provuan që të shkonim drejt Thethit për të gjetur ndonjë shtëpi pushimi, por u bllokuam këtu nga bora. Atëherë lajmëruam në Amerikë në booking aty nga ku kishim kërkuar më përpara për për të shkuar drejt Thethit. Ne nuk e dinim se rruga këtu ishte e bllokuar nga bora sepse nuk do të kishim ardhur. Kemi pritur gjatë dhe s’po na vinte askush në ndihmë. Për tre orë kemi qëndruar shumë të frikësuar sepse këtu jemi mes maleve dhe po ashtu kemi patur shumë ftohtë. Është e vështirë sepse s’mund ta lëmë makinën ndezur gjithë natën për të bërë ngrohtë sepse do na mbaronte karburanti dhe do kishim qëndruar shumë orë në të ftohtë. U gjendëm në rrezik. Tani që pamë njerëz dhe na ndihmuan dhe makina doli nga bora jemi shumë të lumtur. Sot është hera e parë në Shqipëri dhe na u desh të përballemi me këtë situatë”.

Alis Pief thotë se tashmë janë të lumtur, pasi frika mori fund…

“Pasi u bllokuam provuam që të shkojmë pak metra më poshtë në këmbë për të gjetur ndonjë njeri por nuk pamë askënd. Po kërkonim ndonjë kontakt me njërëz këtu por deri që erdhët ju për tre orë me radhë ishte e pamundur. Nuk na besohet se tani kemi njerëz përballë. Megjithatë frika mbaroi tani dhe jemi të lumtur”.

Dy turistët anglezë duke mos patur mundësinë që të përfundojnë udhëtimin e tyre drejt fshatit turistik të Thethit, janë kthyer mbrapsht drejt Shkodrës për të kaluar natën, ndërsa të zhgënjyer do rikthehen sërish në shtetin e tyre në Angli.

Nuk është hera e parë që turistët bllokohen nga bora duke tentuar që të shkojnë në Theth. Para pak viteve, turistët çekë rrezikuan jetën në Qafë Thore duke mbetur të bllokuar për disa orë. Kjo histori vijon të përsëritet për shkak se akset nga Shkodra drejt Thethit, në pjesën më të madhe të vitit, janë të bllokuara nga bora. Disa herë është thënë se do mbahen hapur, por asnjëherë nuk ka ndodhur.( Ballkan Web)

Modifikuar më E Enjte, 05 Prill 2018 14:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...