Elbasan/ Tentojnë t'i djegin “Benzin”, pronari shuan zjarrin në kohë

Hënë, 07 May 2018 09:13

Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Elbasanit është tentuar të digjet mjeti “Benz” me targa AA199 PV,  në pronësi të shtetasit Endrit Çeka, 33 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan. Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00 në lagjen “Visarion Xhuvani”.

Gjatë kohës që mjeti po merrte flakë, Çeka ndodhej në një lokal aty pranë dhe pasi ka parë flakët, ka ndërhyrë menjëherë së bashku me shokët e tij, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit duke shmangur dëmtimin e mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një tentativë zjarrvënie të qëllimshme.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 10:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...