Gjendet pas 9 orësh turistja austriake e zhdukur në Llogara

Hënë, 07 May 2018 09:46

Pas lajmit për zhdukjen e shtetases austriake një ditë më parë është bërë e mundur gjetja e saj nga policia. Fatmirësisht ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës bën me dije se shtetasja Adelt Wolper u zhduk dje, ndërkohë që pas kontrolleve mjekësore, gjendja e saj ishte e mirë. Në aksionin për gjetjen e turistes u përfshinë edhe banorë të zonës.

Njoftimi i policisë:

Pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur shtetësia austriake, A.W., 45 vjeçe, u ngritën grupe të posaçme forcash policore me qëllim kërkimin dhe gjetjen e saj.

Strukturat Policore të DVP. Vlorë së bashku me agjensinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një situate meteorologjike jo të mirë në pyllin e llogorasë kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndoshë e mirë.

Shtetëses A.W., i është bërë kontroll mjekësor, dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Policia e Vlorës falënderon të gjithë banorët të cilët bashkëpunuan dhe kontribuuan me ndihmesën e tyre.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 10:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...