Sulmuan me thikë çiftin, në pranga të policisë tre agresorët

Hënë, 07 May 2018 10:58

Policia ka vënë në pranga 3 agresorët që sulmuan me thikë çiftin e të fejuarve, ditën e djeshme në zonën e Unazës në Tiranë.

Janë arrestuar Halit Ndreu, Ndriçim Shima dhe Fati Plangaj, pasi akuzohen për plagosje të shtetasve Altin M., rreth 27 vjeç dhe të fejuarën e tij Klaudia K.

Çifti është qëlluar me thikë dhe shkopinj. Halit Adreu ka pohuar në polici se ka qenë i fiksuar me 23-vjeçaren Klaudia. Ajo nuk ka pranuar të lidhet me të dhe ndonëse e dinte se ajo ishte e fejuar me dike tjetër, vazhdonte ta ngacmonte.

Njoftimi i djeshëm i policisë:

Më datë 06.05.2018, rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetësia K. K., rreth 23 vjeçe.

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 11:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...