×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Kosovari në Fushë Krujë u torturua, skenar i njëjtë me ish-shefin e SHISH në Durrës

Hënë, 07 May 2018 12:45

Dy ditë pas vrasjes së 57-vjeçarit nga Mitrovica Xhafer Osmani në fshatin Borizan të Fushë-Krujës, zbulohen të tjera detaje. Gazetarja Klodjana Haxhiaj referuar burimeve të policisë së Durrësit konfirmon për “BalkanWeb” se për vrasjen e tij është përdorur i njëti skenar si me eliminimin e ish-shefit të Kundërzbulimit të SHISH-it, Isa Çopa në 2015.

Por, ndonëse vrasja ish-shefit të SHISH nuk është zbardhur ende, blutë e Durrësit thonë se në vendin e krimit makabër në Fushë-Krujë kanë gjetur prova të shumta, për të arritur në gjurmët e autorëve. 

Policia e Durrësit thotë se edhe shtetasi kosovar që kishte hyrë me mjetin e tij tip “VolksWagen Touran” me targa 02960SN në Shqipëri pesë ditë para se të gjendej i vdekur, fillimisht është torturuar e më pas djegur. Ka dyshime të forta se ai mund të jetë marrë peng për t’i nxjerrë ndonjë informacion, e më pas është eleminuar.

DYSHIMET PËR LIDHJE DASHURIE
Të njëjtat burime konfirmojnë për “BalkanWeb” se ky shtetas ka fjetur në disa hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, por ende nuk është arritur të zbulohet nëse ka pasur një raport të qëndrueshëm, lidhje dashure për një kohë të gjatë me një femër në Shqipëri. Burime pranë polcisë së Durrësit thonë se kanë hetuar në këtë drejtim dhe se do ishte e vlefshme për hetimet dëshmia e një personi që mund të ketë pasur raporte intime me viktimën, por deri më tani nuk kanë ende një emër.

VËLLAI VJEN ME URGJENCË NGA KOSOVA
Për të tërhequr trupin e kosovarit të masakruar dhe pastaj djegur në Fushë-Krujë ka ardhur në Shqipëri vëllai i tij. Ai ka deklaruar se Xhafer Osmani 57-vjeç ishte beqar dhe ka kërkuar me ngulm kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Pas insistimit të këtij të fundit, siç konfirmoi për “BalkanWeb” edhe gazetarja Klodjana Haxhiaj, pritet që ekspertiza të dalë sot.

NJË KURAN NË VENDIN E KRIMIT?
Ndërsa në media qarkullojnë informacione se në vendin e krimit është gjetur edhe një Kuran, mbi të cilin thonë se mund të jetë betuar kosovari para se të vrisnin, policia e Durrësit nuk e konfirmon një informacion të tillë. Burime pranë policisë thonë se provat e gjetura në vendngjarje janë të shumta dhe mund të çojnë në gjurmët e autorëve, pa saktësuar se çfarë janë ato konkretisht.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë u raportua të shtunën më 5 maj rreth orës 14:00. Ka qenë një person, banor në fshatin Borizanë ai që ka parë makinën teksa digjej. Pak minuta më pas në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e policia. Pasi janë shuar flakët, brenda saj është konstatuar kufoma e shkrumbuar e një personi të seksit mashkull. Xhaferr Osmani hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës të dielën e datës 29 Prill 2018, dhe të shtunën më datë 5 Maj makina e tij u gjet në flakë me një person të vrarë dhe të djegur 5 kilometra larg qytetit të Fushë – Krujës, 250 metra larg rrugës nacionale./BW/

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 12:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...