×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Familjarët e 57-vjeçarit që u dogj një ditë më parë, në morg për të tërhequr trupin

Hënë, 07 May 2018 12:51

Familjarët e 57-vjeçarit Xhafer Osmani që u gjet i djegur brenda makinës së tij në fshatin Borizan të Krujës kanë mbërritur në orët e paradites pranë morgut në QSUT.  Pasi kanë pritur disa orë, ata i janë drejtuar policisë shkencore për të kryer procedurat për tërheqjen e trupit.

Osmani u gjet i djegur brenda makinës së tij mesditën e së shtunës ndërsa pak orë më vonë u zbulua dhe identiteti i tij.

Burimet paraprake bëjnë me dije se 57-vjeçari është torturuar dhe më pas është djegur në makinë. Forcat policore që po hetojnë ngjarjen thonë se në vendin e krimit makabër në Fushë-Krujë kanë gjetur prova të shumta, për të arritur në gjurmët e autorëve.

Shtetasi kosovar kishte hyrë me mjetin e tij tip “Volksëagen Touran” me targa 02960SN në Shqipëri pesë ditë para se të gjendej i vdekur. Ka dyshime të forta se ai mund të jetë marrë peng për t’i nxjerrë ndonjë informacion, e më pas është eliminuar.

Po kështu dyshohet se 57-vjeçari ka fjetur në disa hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, por ende nuk është arritur të zbulohet nëse ka pasur një raport të qëndrueshëm, lidhje dashure për një kohë të gjatë me një femër në Shqipëri.

Për të tërhequr trupin e kosovarit të masakruar dhe pastaj djegur në Fushë-Krujë ka ardhur në Shqipëri vëllai i tij. Ai ka deklaruar se Xhafer Osmani 57 vjeç ishte beqar dhe ka kërkuar me ngulm kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Pas insistimit të këtij të fundit, pritet që ekspertiza të dalë sot.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...