×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Kur s’i kap qeveria... policitë e vendeve të huaja ‘çmontojnë’ bandat shqiptare

Hënë, 07 May 2018 13:46

Teksa qeveria “Rama” vazhdon vetëm me propagandë dhe premtime për gjoja “luftë të ashpër” kundër bandave kriminale, policitë e vendeve të huaja janë hedhur në aksion...

Policitë e shumë vendeve të BE-së dhe jo vetëm, kanë arrestuar dhjetëra shqiptarë, kryesisht drejtues bandash narkotrafiku.

Kështu vetëm në tre muajt e fundit, media e huaj raporton se u arrestuan:

– Arbër Çekaj, në Gjermani për trafikim të 613 kilogramë kokainë kolumbiane të trafikuar në Shqipëri përmes kompanisë së tij.

– Met Kanani, në Turqi, i dyshuar si drejtues i një rrjeti të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

– Një grup shqiptarësh, në Mbretërinë e Bashkuar u dënuan me 81 vjet burg për trafik kanabisi dhe kokaine.

– Dy shqiptarë, në Spanjë për trafikimin e një ton kokainë nga kolumbia.

– Tre shqiptarë, në kufirin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për trafikimin e 40 kilogramë kanabis, ndërsa disa shqiptarë të tjerë u arrestuan në Igumenicë të Greqisë me gjysëm ton kanabis.

– Në Francë, u arrestua vrasësi i dy trafikantëve shqiptarë të heroinës. Ndërsa në fund të marsit u arrestuan dy shqiptarë për trafikimin e gjysëm kilogrami heroinë.

– Gjashtë qytetarë shqiptarë, në kufirin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë u kapën për trafikim të kokainës dhe kanabisit nga Zvicra.

– 11 shqiptarë, në Belgjikë pjesë e një rrjeti ndërkombëtarë të trafikimit të kanabisit ndërmjet Belgjikës dhe Luksemburgut.

– Katër shqiptarë, në Zvicër për trafikimin e 13 kilogramë heroinë.

– Në Hollandë, policia deklaron se ka dyshime se kriminelët shqiptarë në Hollandë po bëjnë biznes me kartelin e Kinahan, organizatë e trafikut ndërkombëtar të drogës me një xhiro vjetore prej 400 milionë euro në vit, me bazë në Irlandë dhe me degë në Dubai, Spanjë, Turqi dhe Marok, e njohur për lidhjet e saj me Mafian Ruse.

– Në Itali u sekuestrua një gomone me 2500 kilogramë kanabis, ndoshta ngarkesa më e madhe e sekuestruar përmes detit në Itali. Ndërkohë arrestimet e shqiptarëve në qytete të ndryshme të Italisë vazhdojnë çdo ditë.

Duket se lufta e policisë shqiptare ndaj narkotrafikantëve bëhet vetëm përmes deklaratave e konferencave për shtyp, pasi në realitet çdo ditë, media e huaj raporton për mijëra kilogramë kanabis që kapet duke u transportuar nga Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...