Skandali/ "Mielli në Shqipëri është me kimikate të dëmshme"

Hënë, 07 May 2018 14:28

Sa të sigurt jemi për bukën që hamë? Sa i garantuar është ushqimi më i rëndësishëm i tavolinës shqiptare? Pse është më e keqe shija dhe pse vlerat ushqimore të bukës në Tiranë, në Librazhd, në Lezhë, Shkodër, Sarandë dhe kudo tjetër nëpër Shqipëri, janë më të ulëta se kudo gjetkë tjetër në Evropë? Këtyre pyetjeve ju është dhënë përgjigje në emisionin Java në RTSh, me dy të ftuar Edmond Panariti, ish-ministër bujqësie dhe Adi Haxhiymeri, kryetar i unionit të prodhuesve të miellit.

Ish-ministri Panariti pranoi se standardi ushqimor i bukës së prodhuar në Shqipëri, për shkak të cilësisë së miellit, është më i ulëti në Evropë.  Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti kujton se pesë vjet më parë, kur ishte në detyrë, firmosi një udhëzim sipas të cilit mielli që do të përdorej për të prodhuar bukën, duhet të kishte një nivel prej 12.5 proteinash. i cili gjithashtu është ende larg standardit evropian që e kërkon këtë nivel në shkallën 14 për qind.

Ai tregoi:

Miell apo krunde, ne ishim të vendosur që shqiptarët të merrnin cilësinë më të mirë të bukës së tyre,  por këtij udhëzimi, ju gjetën të çara për ta shmangur. U kërkua që të importohej dhe miell me nivel 9 për qind proteinash, nga i cili prodhohen biskota apo makarona. Dhe kjo dritare e lënë, u bë një derë ku depërtoi mielli i papërshtatshëm. Shteti nuk i kishte dhe nuk i ka kapacitetet të kontrollojë të gjithë zinxhirin e importit të miellit. Me sasinë e miellit që importohet gjoja për të bërë biskota, Shqipëria, por dhe gjithë rajoni do të ushqeheshin me këtë produkt."

Duke rënë dakord me rrezikun dhe skandalin e shijes së keqe të bukës në Shqipëri kryetari i unionit të prodhuesve të miellit Adi Haxhiymeri tha:

Kam folur me të gjithë aktorët vendimmarrës në Shqipëri. Kam dashur ta mbaj jashtë politikës këtë temë, por deri tani nuk është bërë asgjë. Dhe cilësia ushqimore e bukës nuk është ajo që duhet. Kjo ndodh për shkak të importeve të pakontrolluara që bëhen dhe për një grusht parash që fitohen në kurriz të tryezës së shqiptarëve. Situata mund të ndreqet shumë thjesht. Duke bërë kryesisht dy hapa: duke kryer kontrollet dhe analizat e duhura të miellit të importit dhe duke vendosur në mënyrë të detyrueshme në ambalazhin e tij të dhënat ushqimore të miellit. Mielli me cilësi të papërshtatshme importohet nga Kosova, që gjithashtu e importon nga Serbia. Nuk po flas këtu për dëmin e jashtëzakonshëm që i është bërë industrisë vendase të miellit nga konkurrenca e pandershme, për plagët sociale që mund të krijohen dhe për ngutin që ndjen çdo prodhues i miellit, që është edhe taksapagues i madh, për të lënë vendin. Po them vetëm se kjo është një çështje tejet delikate që mund të zgjidhet shumë thjesht nëse ekziston vullneti politik".

Edhe analistët dhe gazetarët e tjerë të ftuar në emisionin Java në RTSH kanë pranuar se buka nuk është ushqim i sigurt për shqiptarët, por një armik i përditshëm që po dëmton rëndë shëndetin me kimikatet e mëdha që mban.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 14:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...