Bilanc lufte nga aksidentet/ 5 të vdekur dhe 21 të plagosur në një javë

Hënë, 07 May 2018 21:05

Bilanc lufte është ai i aksidenteve të ndodhura në javën e parë të këtij muaji.

Bëhet fjalë për 5 të vdekur edhe 21 të plagosur në aksidentet rrugore, ku aksidenti më i rëndë ishte ai i 1 majit, ku tre djem ishin nisur për të festuar por gjetjen vdekjen në mënyrë tragjike në segmentin që lidh fshatin Adriatik me autostradën Laç-Krujë.

Që kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, janë të pakta investimet, të mos themi fare, që ka bërë në rrugë.

Rasti më i fundit ishte ai i mëngjesit të ditës së sotme, ku shoferi i një kamioni humbi kontrollin dhe doli nga rruga në rrugën e Kombit.

Për të frenuar këtë trend tragjik të aksidenteve, asnjë masë nuk është marrë nga policia apo qeveria, e ndërsa shqiptarët po gjejnë vdekjen çdo ditë.

Në fakt kur dëgjon këto shifra, të duket sikur bëhet fjalë për ndonjë luftë apo ndonjë sulm terrorist. /55news.al/

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 21:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...