×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Arrestim i dekanit dhe pedagogëve, ja sa lek u merrnin studentëve

E mërkurë, 09 May 2018 12:45

Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin e Elbasanit, Albert Riska, dy pedagoge si dhe e 4 sekserë u arrestuan nga policia për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ata vepronin në grup duke u marrë para studentëve për nota kaluese në provime. Sipas hetimit, kjo veprimtari korruptive dhe abuzive ka ndodhur në kohë të ndryshme ndërsa është hetuar për disa muaj më radhë, deri sa gjykata e Elbasanit më datë 8 Maj vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 7 të akuzuarit.

Të arrestuarit janë Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Albert Riska, 55 vjeç, shefja e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në këtë Universitet Elvira Lumi, 54 vjeçe dhe Erjola Calja, 29 vjeçe, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në po këtë universitet.

Në pranga u vunë edhe Petrit Kodra, 53 vjeç, Admirim Kala, 31 vjeç dhe Adem Ngjela, 51 vjeç, që të tre të dyshuar se kryenin rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve për marrjen kundrejt pagesës së notave kaluese në provime. I arrestuar është edhe studenti Marius Calja.

Procedimi për këta persona ka nisur më 20 shtator të vitit kaluar. Ky procedim u bashkua me një tjetër hetim ndaj shtetasit Petrit Kodra i regjistruar më herët me të njëjtin dyshim.

Sipas Dosjes hetimore, personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve. Shuma që paguanin studentët ishte deri në 30 mijë lekë të reja.

Më 8 maj, Gjykata e Elbasanit kishte pranuar provat e prokurorisë dhe kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg ndaj 7 të dyshuarve për “Ushtrim i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...