×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Dhimbje dhe lot, kush është 17-vjeçari shqiptar që u përplas për vdekje në Itali

E Enjte, 17 May 2018 10:08

Një 17-vjeçar humbi jetën para dy ditësh në mënyrë tragjike në Itali, pasi u përplas për vdekje.

Bëhet fjalë për Klajdi Lekën, i cili po udhëtonte me motorin e tij tip skuter, kur ai ka hasur në një pengesë në rrugë, çka ka bërë që motori të përfundonte në ajër, e më pas në trotuar.

Po goditje fatale duket se ia ka dhënë një makinë, e cila e ka përplasur atë, duke e lënë të vdekur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një kryqëzim mes D’Annuzio dhe Parini, në Seggiano.

17-vjeçari nga Laçi jetonte në Milano, ndërsa i gjithë komuniteti i Pioltello, ku jetonte shqiptari është në zi dhe dhimbje.

Por dhimbjen më të madhe e kanë të afërmit e tij, të cilët e kanë shprehur përmes rrjeteve sociale.

 “Pse zoti të mori mor Klajdi, s’të la midis nesh. Të thirri për vete, t’i preu ëndrrat në mes. Nuk më besohet mor zot, më duket si një ëndërr. I madhi zot të pastë afër vetes. Do na mungosh gjithmonë”, shkruan një e afërm e tij.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e saktë të ngjarës./55News.al/

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 10:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...