×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Fëmijët shqiptarë të plehrave... “E lash shkollën, këtu në landfill të paktën bëj lekë!”

E Enjte, 17 May 2018 10:47

Dhjetëra fëmijë sigurojnë jetesën së bashku me familjet e tyre nga mbledhja e mbetjeve të diferencuara në Durrës.

Çdo ditë ata rendin pas makinave që transportojnë mbetjet e zonave përreth. Klevisi dhe tre anëtarë të tjerë të familjes së tij e sigurojnë jetesën përmes punës në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të zonës së Sukthit.

Prindërit e tij nuk punojnë. Familja nuk përfiton as nga skema e ndihmës sociale. E ka braktisur herët shkollën, ndërsa e motra është analfabete. E kanë të vështirë të thonë dhe sa para fitojnë nga puna në landfill.

-“Nuk dua të shkoj. Punoj këtu e me lekët marr ushqime për familjen. Na e prenë asistencën dhe e lashë shkollën”, shprehen disa prej fëmijëve. Ka dhe nga ata të cilëve dëshira për shkollën nuk u mungon. “Unë vij këtu kur mbaroj shkollën. Jam në klasë të shtatë. Fitoj 3500 lekë. Blej ushqime. Jemi 7 veta në familje. Vetëm babi punon në Maqedoni. Mami është e sëmurë.”

Në pamundësi për të gjetur alternativa punësimi, prindërit pranojnë që fëmijët të punojnë këtu për të siguruar të ardhurat për familjen.

“Nuk shkojnë në shkollë se nuk kanë ç’të hanë. Unë fitoj 2 mijë lekë në ditë. Tërë ditën të rrish këtu për 2 mijë lekë. Kjo nuk mjafton. As një çokollatë për fëmijët nuk blihet”, shprehet një banor i zonës.

Asnjë prej këtyre fëmijëve, nuk thotë se një pjesë të parave i përdor për të plotësuar dëshirat prej fëmije. Fëmijëria është një realitet i harruar për ta në frontin e parë të rrezikut që vjen nga ndotja. /TCH/

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 10:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...