Shqipëria me makinat më të vjetra në rajon

Diel, 20 May 2018 19:51

E njëjta tendencë ka qenë edhe në tre vitet e fundit. Raportet mes importit të autoveturave të reja dhe atyre të përdorura është me diferencë të madhe.

Nga rreth 10 vjet që është mosha mesatare e makinave në Bashkimin Europian, në vendin tonë kjo moshë është gati 20 vjeçare. Mbi 80 përqind e automjeteve janë prodhime para vitit 2007. Mosha e lartë e mjeteve motorike që qarkullojnë në Shqipëri ka si problem kryesor ndotjen e mjedisit nga emetimi i gazrave.

Ne 2016-ën, 27 për qind e mjeteve me benzinë ngelën në testin e kolaudimit për tejkalim të normave të emetimit të gazrave.

Aktualisht në vendin tonë nuk ka ndonjë pengesë për importin e mjeteve të vjetra, mjaftojnë që ato të mos kalojnë disa parametra për ndotjen.

Por sa më i vjetër të jete mjeti aq më e lartë është norma e lejuar e ndotjes. Sipas koncesionare te kolaudimit SGS, këto janë shifrat me nivelet zyrtare të miratuara nga qeveria. Duke marrë si shembull mjetet me benzinë, mbetjet e gazrave lejuara janë 4,5 % të volumit per makinat prodhim i viteve para 1986, dhe 3,5% për mjete prodhim nga viti 86 deri në 93, e kështu me radhë për të arritur deri ne ditët e sotme me 0,2% të volimit për autoveturat të prodhuara pas viti 2002. Pra shihet qartë se normat tolerojnë më shumë mjetet e vjetra.

Ndërkohë që edhe diferencimi në taksim që teorikisht duhet të dekurajonte futjen e makinave me moshë të madhe është thuajse i papërfillshëm. Pasi duke llogaritur kosto çmim-blerje dhe taksa leverdia është më e madhe. Importi i mjeteve në vendin tonë është krejtësisht i liberalizuar. Madje me zhvillimin teknologjik kushdo mund të porosisë një makine online.

Aktualisht shtete si Zvicra, Gjermania apo vendet nordike që kanë një ndjeshmëri të larte ndaj çështjeve mjedisore kanë programuar që në pak vite të nxjerrin nga qarkullimi mjetet me naftë dhe të favorizojnë motorët hibridë dhe elektrikë.

Por në çfarë drejtimi po ecën Shqipëria, e cila brenda pak kohesh mund të përballet me një fluks të madh mjetesh që do dalin nga qarkullimi nga këto shtete, sidomos Gjermania, per shkak të ndotjes. Deri tani asnjë kufizim për futjen e mjete e vjetra, apo lehtësira nga ana tjetër që qytetarët të drejtohen drejt mjeteve të reja./tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...