Zbythet përkohësisht qeveria per taksën e re të pronës, mbledhja nis nga 1 janari 2019

Hënë, 21 May 2018 14:40

Qeveria e Edi Ramës vazhdon të jetë e interesuar të vë sa më shumë taska ndaj qytetarëve për të mbushur b buxhetin e shtetit dhe më pas përdorur paratë e shqiptarëve për ti bërë rrush e kumbulla, por është e paqartë se si mund ti mbledh këto taksa. Më konkretisht dhe zyrtarisht është tërhequr nga mbledhja e taksës së pronës me pseudoargumentin se bashkitë nuk janë gati për zbatimin e taksës së pronës sipas metodologjisë ndaj 1 janari 2019 do të jetë afati i ri kur nuk do te ketë tolerime. Gjithsesi viti 2018 do të cilësohet një fazë tranzitore. Detajet i bëri të ditura Ministri për Financat dhe Ekonominë Arben Ahmetaj. “Taksa e pronës ka një metologji kristal të qartë. Ne kemi shpërndarë tabelat për bashkitë. Taksa e pronës nuk është nje takse e re. Qeverisja vendore te ketë një kontroll te rreptë. Periudha 2018 është periudhe tranzitore në mënyrë që 1 janar 2019 te aplikohet” tha Ahmetaj.

Deklarata e Ahmetaj vjen vetëm dy muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit që reformon taksën e pronës ndërkohë që aktualisht Bashkitë kanë shprehur shqetësim për mungesën e bazës së te dhënave e cila ka nevojë për rifreskim.

Sakaq disa prej bashkive kanë njoftuar nisjen e aplikimit dhe mbledhjen përmes një agjenti tatimor siç është ujësjellës kanalizime. Të tilla janë Bashkia e Tiranës, Durrës, Shkodër. Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, pra nëse një shtëpi ka një vlerë prej 10 milionë lekësh, qytetari duhet të paguaj në muaj 500 leke, që përkon me 0.05 përqindëshin, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.2%

.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...