Mjekët: Prindër kujdes, kjo sëmundje rrezikon jetën e fëmijëve

Hënë, 21 May 2018 15:28

Sëmundja e variçelës apo lisë së dhenve po qarkullon në çerdhe dhe kopshte.

Mjekët i bëjnë apel prindërve të tregohen të vëmendshëm, pasi sëmundja është ngjitëse e transmetohet 48 orë para shfaqjes së shenjave në lëkurë.

Mjekët i bëjnë thirrje prindërve për kujdes! Variçela apo siç njihet ndryshe lija e dhenve po qarkullon në vendin tonë. Muajt e fundit vetëm në pediatrinë e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë janë shtruar 25 fëmijë në gjendje shëndetësore të komplikuar.

“Kemi 25 raste me variçele të shtruar që nga janari, mbase një pjesë nuk kanë ardhur, kanë ardhur në urgjencë kanë marrë mjekimin dhe kanë shkuar në shtëpi, kryesisht të komplikuara.. Komplikacionet më të shpeshta kanë qenë celulit infektim dytësor i lëkurës dhe pneumonitë”.

Kjo sëmundje prek kryesisht fëmijët nën dhjetë vjeç dhe personi i infektuar e transmeton tek një tjetër i shëndetshëm 48 orë para se t’i shfaqen shenjat në lëkurë.

“I sëmuri më variçelë është ngjitës për të tjerët 48 orë para shfaqjes së ekzantemës dhe gjithë ditët kur është në zhvillimin e saj. Dua të tërheq vëmendjen për gjithë fëmijët që jetojnë në kolektiv, kopshte e shkolla dhe kujdesi që duhet të ketë personeli për ndonjë rast të izoluar”.

Rastet e lehta mjekët sugjerojnë të mbahen nën kontroll në kushtet e shtëpisë me barna antipiretik si paracetamoli dhe ibuprofeni, jo aspirinë. Nëse gjendja shëndetësore e fëmijës rëndohet rekomandohet antibiotik, por kjo vetëm pas konsultës së specialistit./ABC news

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...