×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Mjetet e transportit publik nën monitorim/ Do merren masa të rrepta, ja çfarë do të bëjë Policia

Saturday, 07 Prill 2018 16:22

Nisur nga shqetësimet dhe rreziku i vazhdueshëm që shfaqin mjetet eshërbimit publik, kryesisht në rrugën interurbane kryesore Tiranë – Durrës dhe anasjelltas, duke ndaluar jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve jashtw këtyre stacioneve, Policia Rrugore e Tiranës prej disa ditësh ka monitoruar pikat e rrezikut, ku haset më së shumti ky fenomen, dhe sot janë organizuar disa pika kontrolli për monitorimin, kontrollin dhe procedimin administrativ sipas shkeljeve të evidentuara nga agjentët verifikues.

Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që pasagjerët të stacionohen në vendete miratuara nga autoritetet përkatëse, me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.

Gjatë ditës së sotme, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë ndëshkuar me masë administrative 19 drejtues të mjeteve të transportit publik.

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë sistematike dhe do të fokusohen në ditët në vijim, në evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë atyre drejtuesve të mjeteve, që janë kthyer në shqetësim për banorët në lagjet ku ata banojnë.

Policia Rrugore e Tiranës, falënderon qytetarët për gjithë shqetësimet eadresuara dhe i fton ata që të vijojnë të adresojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor, me qëllim që të gjithë së bashku të kontribuojmë në rritjen eparametrave të sigurisë rrugore.

Modifikuar më Saturday, 07 Prill 2018 16:25

Video

{remote}/1502420603377639/videos/2142038546082505/{/remote}
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...