×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tashmë pagesa e faturave nga celulari/ Posta Shqiptare përgatit aplikacionin E-Posta

E mërkurë, 23 May 2018 17:04

Posta Shqiptare do të lançojë së shpejti për përdoruesit, aplikacionin E-Posta, i cili do të mundësojë kryerjen e një pjese të madhe të shërbimeve që ofrohen në sportelet e institucionit.

Shoqëria ka hapur ditën e mërkurë procedurat për zhvillimin e këtij aplikacioni, me një fond limit prej 25 milionë lekësh.

Platforma dixhitale do të lejojë kryerjen përmes kompjuterit, smartphone-it dhe tablet regjistrimin e profilit të klientit dhe lidhjen e tij me kontratat e energjisë, ujit, pagesat e gjobave, të taksave bashkiake, etj.

Aplikacioni do të lejojë përdoruesit të paguajnë të gjithë faturat që ofrohen si shërbime nga Posta Shqiptare. Kjo pritet të rrisë më tej të ardhurat për shoqërinë në segmentin e shërbimit financiar dhe bankar, i cili zë mbi 41% të të ardhurave.

Përdoruesit do të mund të njoftohen nga aplikacioni edhe për gjurmimin e objekteve postare dhe ecurinë e tyre deri në momentin final të dorëzimit.

Pas zgjedhjes së kompanisë fituese të tenderit, zhvillimi i aplikacionit do të kryhet brenda 12 muajsh, çka do të thotë se me shumë gjasa shërbimi do të publikohet për përdoruesit e Android dhe iOS brenda vitit të ardhshëm.

Gjithsesi mbetet për t’u parë se sa efektive do të jetë kjo risi në realitetin shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...