×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bllokohen 53 ton mish me salmonelë nga Brazili, do shitej në tregun shqiptar

E Enjte, 24 May 2018 18:42

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar së fundmi 53.1 ton mish importi i cili rezultonte i kontaminuar me salmonela typhimurium i ndarë në dy ngarkesa. Këto të fundit kishin si vend origjine Brazilin dhe ishin të destinuara për tregun shqiptar.  AKU bëri me dije  se ky  identifikim vjen në kuadër të kontrollit të sigurisë ushqimore në importin e çdo ngarkese të produkteve shtazore në Shqipëri.

Vec këtyre dy rasteve, gjatë vitit 2018 AKU ka identifikuar dhe kthyer mbrapa edhe 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të cdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili. Kjo e çon totalin e ndaluar në 130 tonë mish. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kontrollon dhe realizon analizat e cdo ngarkese mishi nga Brazili për të garantuar në mënyrë të plotë sigurinë ushqimore të produktit që importohen.
Sipas shifrave zyrtare  në vitin 2017 janë analizuar 225 mostra, ngarkesat e  të cilave janë analizuar nga ISUV dhe ka dalë jo konform vetëm një prej tyre. Më herët nuk rezulton për asnjë ngarkesë të identifikuar problematike.
Ndërkohë që nga Janari e deri më sot janë analizuar mostrat e 178 ngarkesave, në total 4700  ton (mish derri, mish gjedhi, dhe mish pule) nga të cilat kanë dalë jo konform 5 ngarkesa, 130 ton prej tyre. .
AKU dhe Ministria ë Bujqësisë dhe Zhvillimit Rrual po kryen investigimin për origjinën e këtyre kontenierëve dhe nga ana tjetër garanton se siguria e produkteve të importuara, që qarkullojnë në tregun shqiptar është e plotë.

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 18:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...