×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Arsimi ka mbetur vrima e fundit e kavallit

E Enjte, 24 May 2018 18:47

Nga Ilirian  Demiri

Ministrja e Arsimit Lindita  Nikolla  na premtoi  ne shqiptarëve se do të na përgjigjej për shkaqet që e kishin shtyrë  të mblidhte  numrat e kartës së identitetit, të e – mailit  dhe numrat e celularëve të të gjithë shqiptarëve. Nga veriu në jug. As sot e gjithë ditën sado e vrasim mendjen nuk ia arrijmë të dalim në breg  me një zgjidhje efikase.

Kujt i duheshin aq shumë këto të dhëna  krejt personale të të gjithë shqiptarëve?.  Mirë, numri i telefonit, hajde mirë edhe e – maili, po  numri i kartës së identitetit për çfarë i duhet shkollës?. Ndaj  justifikimi  se, “kësisoj  mund të arrihet  në një informim në kohë reale i prindërve për ecurinë  e fëmijëve të tyre në shkollë” është më shumë se një broçkull pazari. Sepse në radhë të parë, ende nuk janë krijuar kushtet e një komunikimi të tillë në të gjitha zonat e vendit.  Aq më keq, kur dihet se rreth 30 për qind e shkollave, ende nuk janë elektrifikuar. Në këto kushte  është e kotë të flasim për një  informim në kohë reale.  Ngritja  e malit të justifikimeve nga Ministria e Arsimit tingëllon groteske. Sepse tani që aksioni ka përfunduar, ende vetë prindërit nuk e dinë se për çfarë iu deshën dhe ku u dërguan të dhënat e tyre?. Ndoshta këto të dhëna i janë dashur Ministrisë së Arsimit, të mund të rehabilitohet në sytë e opinionit pas  dështimit spektakolar të  reformës në arsim. Aq sa tashmë vetë ajo më  shumë se ministri Arsimi ngjan  në zyrë gjendjeje civile. Është më shumë se e çuditshme që as vetë mësuesit që janë angazhuar në aksionin  butaforik  të regjistrimit të këtyre të dhënave nuk u është treguar asgjë për aksionin dhe arsyet e kryerjes së tij. Vetë mësuesit tregojnë se, janë të shumtë prindërit që ua kërkonin arsyen se pse po ua regjistrojnë numrin e kartës së identifikimit, apo e – mailin e tyre ? Po nuk dënim si t’u përgjigjeshim. Vetëm së gjetëm bashkëpunimin  dhe  mirëkuptimin e tyre. “Prindërit na i dhanë të dhënat thjesht për të na ndihmuar  që të mos sorollateshim dhe jo se pjerdhin shumë për urdhrat idioteskë të Ministrisë së Arsimit”, na treguan mësuesit.  E gjithë kjo maskaradë që u zhvillua në sy të të gjithë shqiptarëve, ende as sot e gjithë ditën, është një tregues i nivelit idiotesk që  ka mbuluar të gjitha strukturat  shtetërore të këtij gjysmë shteti me emrin Shqipëri. 

Fshehtësia e këtij aksioni, mungesa totale e transparencës ka ngritur në sytë e mësuesve  dhe të prindërve  të nxënësve  një varg pikëpyetjesh. Është tashmë krejt e pabesueshme se, kjo gjë kryhet për të rritur bashkëpunimin me prindërit. Ky bashkëpunim tashmë është mjaft efikas dhe i pranishëm në  çdo shkollë. I realizuar nga vetë mësuesit e prindërit. Vetë mësuesit i kanë numrat e telefonit të prindërve të nxënësve. Po është e pakuptueshme se kjo e dhënë, apo të dhënat e tjera çfarë i duhen Ministrisë  së  Arsimit që tashmë po gëlon nga lloj-lloj budallallëqesh, sa edhe tani që viti shkollor është në të mbyllur, askush nuk e di si do të nisë viti i ardhshëm shkollor?!.  Mësuesit sot nuk dinë të bëzajnë. Edhe pse mbi shpinë durojnë lloj-lloj idiotizmash. Ata janë kthyer në skllevër. Bile janë të vetmit skllevër të mbetur në këtë tokë.  Ata nuk bëzajnë, po vetëm heshtin  pavarësisht se veprimet qesharake në  sektorin e arsimit ndjekin njëri-tjetrin. Ata ende nuk e kanë mësuar, bie fjala, se çfarë deshi të tregonte ministria e Arsimit me votimin  që iu imponua mësuesve, për performancën e drejtorëve e nëndrejtorëve të shkollave.  Një votim  që vetëm nxiti e rriti  grindjet në mjediset shkollore. Sido të rrjedhin ngjarjet e këtij budallallëku  arsimor, i gjithë komuniteti  shqiptar është mjaft i shqetësuar  me situatën në të cilin ndodhet  sektori arsimor. Dhe kjo situatë  e rrumpallosur nuk është pasojë e performancës së ulët të mësuesve, apo drejtuesve të shkollave, por  e qeverisjes  groteske  jo vetëm në arsim, por edhe në sektorët e tjerë të vendit. Groteske është kjo çfarë i është kujtuar Ministrisë së Arsimit, në këtë kohë, kur mësuesit kanë nisur të mbyllin dokumentet e mbarimit të vitit shkollor. Apo nuk janë të shumta këto letra?. Sa u duket mësuesve se punojnë vetëm për të plotësuar letra dhe jo për të mësuar brezin e ri. Në këtë derexhe është sot arsimi shqiptar.  Kjo e ka bërë shumë groteske thirrjen e Ministres  së Arsimit të rinjve për të vijuar arsimin e lartë për mësuesi, ku  vendi i punës është më i garantuar. Si ka aq shumë mësues, sa këtë prodhim  nuk mund ta përballojë asnjë lloj tregu albanez, jo më sot, po as nesër, kur po shihet qartë se numri i shkollave sa shkon e po bie. Që tani në çdo qark është njoftuar  mbyllja e shumë shkollave si rrjedhojë e mungesës së nxënësve. Pavarësisht situatës në të cilin ka rënë arsimi shqiptar, budallallëqet duket haptazi  se e kanë mbuluar këtë sektor. Budallallëqe që nuk eliminohen me testime, apo votime groteske, as me aksione idiote si ky i regjistrimit  që  u krye së fundmi. Një  aksion që  ka shërbyer këto ditë vetëm për të trembur mësuesit e shkretë se mos largohen nga puna, në kuadrin e mbylljes së shumë shkollave si rrjedhojë e uljes së ndjeshme të nxënësve. Tashmë arsimi është zhytur në  një llum nga  e ka vështirë të pastrohet. Bile niveli i llumit sa vjen e rritet. Këtë e shohim të gjithë prindër, mësues dhe nxënës. Në gjendjen ku ka rënë arsimi  gjithçka të flasësh  duket groteske  dhe tragjike njëherësh. Vetë mësuesit  e vlerësojnë sot arsimin si sektori ku  është më lehtë të lahet m…ti  me sh…rrë.  Sepse sot, arsimi  në  Shqipëri është  kthyer në  vrimën  e fundit  të kavallit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...