Vrau në ’98, ekstradohet nga Britania fieraku

Premte, 25 May 2018 09:51

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga  Londra, Mbretëri e Bashkuar drejt vendit tonë, i Shpëtim Bushaj, vjeç 49, lindur në Fier.

Shpëtim Bushaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, nw vitin 2001, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg, për veprat penale “Vrasje me dashje“ dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 13.03.1998 rreth orës 23:00 në qytetin e Patosit, Fier shtetasi Shpëtim Bushaj ka vrarë për motive të dobëta me armë zjarri ( automatik) shtetasin G.M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchesterin/ Mbretëri e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tij në Angli, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 09:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...