Audio-përgjimi në duart e ekspertizës italiane

Premte, 25 May 2018 11:04

Audio-përgjimi ku pretendohet se është i përfshirë për trafik droge vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është dërguar me letërporosi në Itali.

Shteti italian do të përcaktojë laboratorin ku do të bëhet ekspertimi sipas burimeve të prokurorisë

Rreth tre tre javë më parë PD publikoi nje audio përgjim, ku shfaqej dëshmitari X, i njohur tashmë me emrin Albert Veliu duke folur me një person tjetër që PD pretendon se është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ndfërkohë ditën e djeshme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimin pasuror për vëllanë e ministrit të Brendshëm. Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi procedimin penal për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” pas publikimit të audio-përgjimit nga Partia Demokratike ku nga biseda e bërë publike midis dy personave, njëri i cilësuar si “Bashkëpunëtori X” dhe një personi tjetër i supozuar si shtetasi Agron Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj) është treguar se bashkëpunëtori është ndihmuar nga shtetasi Agron Xhafaj për të siguruar një sasi kanabisi për ta trafikuar.

Më 17 maj 2018 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v. 2018 për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni  283/a i Kodit Penal.

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 11:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...