Shpërthim gazi në zonën e ish- bllokut në kryeqytet, plagoset pronari

Diel, 08 Prill 2018 10:07

Mëngjesin e sotëm, një byrektore është përfshirë nga flakët e zjarrit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë pronari i byrektores. Policia raporton se shkak është bërë rrjedha e gazit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Deklarata e policisë:

Me datë 08.04.2018 rreth orës 07:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Ibrahim Rugova", në një pikë shitje ra zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja, te cilat kanë konstatuar se në një byrektore kishte rënë zjarr.

Shkak paraprakisht dyshohet rrjedhja e gazit. Për pasojë është dëmtuar pronari i subjektit shtetasi Sh.P. 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që shkaktuan ngjarjen.

Modifikuar më Diel, 08 Prill 2018 10:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...