Michael Douglas bëhet me yll në Hollywood

E mërkurë, 07 November 2018 12:44

Dje është zbuluar ylli më i ri në “Shëtitoren e Famës” (“Walk of Fame”) e Hollywoodit i cili është i dedikuar për aktorin dhe producenti, fituesin e Oscarit, Michael Douglas. Ai në këtë profesion është i përfshirë tash e 50 vite.

Gjatë zbulimit të yllit të Douglasit, prezent ishte edhe babai i tij 101-vjeç, aktori legjendar i Hollywoodit Kirk Douglas i cili po ashtu ka yll në këtë shëtitore.

Ky është një nder shumë i madh dhe unë nuk po rinohem. Dua ta gëzojë këtë me familjen time”, ka thënë Douglas, transmeton Koha.net.

Aktori 74-vjeçar, po ashtu, ka thënë se është shumë me fat se ishte pjesë e “Hollywoodit klasik dhe Hollywoodit të ri”, dhe e përshkroi “Shëtitoren e Famës” si një lidhje mes yjeve të së kaluarës dhe të tashmes.

“Shëtitorja e Famës” (“Walk of Fame”) ka filluar të mbledh yjet që nga viti 1961 dhe ylli i Douglasit është i 2,648-ti dhe është “vetëm disa numra larg” nga ai i babait të tij, Kirkut, sipas Ana Martinezit, producente e “Hollywood Walk of Fame”. Douglasi i vjetër ka yllin e 1,558-të.

Michael Douglas është i martuar me aktoren e famshme Catherine Zeta-Jones që nga viti 1999 dhe së bashku kanë dy fëmijë – djalin 18-vjeç Dylan Michael dhe vajzën 15-vjeçe Carys Zeta./KultPlus.com

Modifikuar më E mërkurë, 07 November 2018 13:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...