Tiranë, nesër hapet Panairi i XXI i Librit

Tuesday, 13 November 2018 17:07

Panairi i 21 i Librit “Tirana 2018” çel siparin në datë 14 nëntor. Rreth 100 shtëpi botuese nga mbarë trevat shqipfolëse i bashkohen aktivitetit më të madh kulturor për librin në Shqipëri. Pas ceremonisë së hapjes së këtij edicioni në orën 11.00 do të vizitohen pavijonet e Panairit të Librit.

Por, surpriza e këtij viti është botimi më i ri i librit të fundit të shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, “Kur sunduesit grinden”. Deri më tani nuk dihet asgjë rreth përmbajtjes së librit që hidhet në treg në datë 14 nëntor. Ndërsa, sipas burimeve shkrimtari do të jetë për lexuesin në stendën e shtëpisë botuese, në datë 14 dhe 17 nëntor.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka prezantuar kalendarin e aktiviteteve, që do të zhvillohen përgjatë pesë ditëve (14-18 nëntor) në Panairin e Librit. Një vëmendje e madhe këtë vit do t’i kushtohet letërsisë për fëmijë. Por, nuk do të mungojnë as diskutimet rreth librit, në datë 15 nëntor, Shoqata e Botuesve Shqiptarë zhvillon konferencën “Sfidat e leximit sot! Çfarë lexojnë të rinjtë në Shqipëri?”.

Botues, shkrimtarë, përfaqësues të institucioneve të kulturës dhe arsimit, mësues, punonjës të bibliotekave, përkthyes etj., do të jenë të pranishëm për të shkëmbyer mendime për situatën e leximit sot, por edhe për lexuesin e së ardhmes. Temë kjo, që ka si synim që të ndryshojë gjendjen ku është zhytur lexuesi shqiptar, ku sipas INSTAT 1 mln njerëz nuk kanë lexuar asnjë libër përgjatë një viti. Për temën “Sa lexojnë të rinjtë? Motivet për lexim dhe moslexim! Përgjegjësia e botuesit për të sjellë letërsinë më të mirë për fëmijë shqip”, do të flasë Petrit Ymeri (kryetar i shoqatës së botuesve shqiptarë) dhe Ledia Dushi (shkrimtarja). Ata do të trajtojnë ndikimin e letërsisë tek njerëzit.

Përpos aktiviteteve që nuk do të mungojnë gjatë ditëve të Panairit në çdo stendë, disa nga shkrimtarët e tjerë, të cilët do të jenë në stendat e shtëpive botuese, me libra të rinj, për këtë vit janë; Flutura Açka, Mira Meksi, Mimoza Ahmeti, Ridvan Dibra, Besnik Mustafaj, Namik Dokle, Zija Çela, Agron Tufa etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...