Romir Zalla: Nuk zhvillohet dhe mbrohet kultura me Facebook

Diel, 09 December 2018 12:16

“Pushteti arrogant ka shkuar në drejtim të paditur. Paaftësia për të menaxhuar vullnetin e qytetarëve duhet të marrë fund”, konstaton aktori i mirënjohur Romir Zalla, si një nga protagonistët e protestës për Teatrin Kombëtar. “Sot jemi pas 10 muajsh rezistencë, ku nga këto 200 ditë pa ndërprerje në mbrojtje të teatrit, por mbi të gjitha të dinjitetit tonë. Ka qenë një luftë nervash, ku qytetaria ka fituar. Tashmë çështja është ndërkombëtarizuar. Thuajse çdo ditë shkruajnë edhe mediat e huaja për absurdin, që po ndodh me teatrin në Tiranë.   

Ministria e Kulturës kam përshtypjen nuk i ka të qarta prioritetet e saj. Ligjet bëhen përciptas sa për të thënë. Ka një tendencë për ti ulur buxhetet. Abuzohet shumë me faktin se nuk mund të rëndohen xhepat e shqiptarëve, duke ju marrë taksa me shumë për kulturën, arsimin, shëndetësinë...Në fakt është çështje keqmenaxhimi, paaftësie totale, korrupsioni galopant dhe arrogance. Ministria është aty si alibi e katastrofës kulturore dhe trashëgimisë. Problemet nuk zgjidhen duke mbyllur sytë, duke futur kokën si struci në rërë. Teatri, artet pamore, muzika, libri nuk janë për fasadë. Nuk zhvillohet dhe mbrohet kultura me Facebook dhe deklarata anemike në televizion. Të përveshin mëngët, ti shohin artistët në sy dhe të bëhet më e mira, duke filluar nga rritja e buxhetit dhe deri te ligjet e mira gjithëpërfshirëse për të gjithë artistët jo vetëm për artistët në rrogë pranë institucioneve. Këtë të bëjë ministria.

Kur nuk ka prioritete dhe politika të qarta kulturore, fut këtu dhe paaftësinë totale sigurisht që nuk ka transparencë. Transparencë do të thotë komunikim bashkëpunim vënien e gishtit në plagë. Kush është zgjidhja? Propaganda? Shifrat dhe statistikat sa për të thënë, që ne e bëmë tonën, por e kemi shtetin të varfër? Jo nuk duhet të jetë kështu. Politika, ministrat, drejtorët janë të përkohshëm. Kultura, teatri është aty gjithmonë.

 Statusi i artistit më shumë se në letër mungon në mentalitetin e politikës karshi artistit. Kam përshtypjen se na konsiderojnë si të dorës së fundit. Sigurisht ky status ka dhe një faturë financiare. E kur flitet për buxhete këtu nuk ka fare dëshirë, ambicie për zhvillim për promovim, respekt për artistin vlerën e tij.”

Modifikuar më Diel, 09 December 2018 14:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...