Herion Mustafaraj, me “Prapaskena e fatit" në skenën e teatrit

Diel, 10 February 2019 10:50

Aktori Herion Mustafaraj prezantohet për publikun me komedinë muzikore "Prapaskena e fatit" në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Shfaqja në sallën “Goethe” sonte vijon në natën e tretë për publikun. E shkruar prej vetë Mustafarajt në skenë “Prapaskena e Fatit” vjen me regji të Endri Çelës e skenografi të Bledar Gërcalliut. Kjo shfaqje është një produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental. Aktori Herion Mustafaraj tregon se mesazhi që përcjell pjesa e shkruar prej tij përmblidhet me pak fjalë: nuk ka dështak që provon. “Kjo është një vepër, që si të thuash shpreh edhe dëshirën për të jetuar dhe provuar deri në çfarëdolloj moshe dhe profesioni, për të provuar një ëndërr që ke pasur dikur. Ajo nuk është e lehtë, është një ëndërr që ka qëndruar në sirtar dhe dikur do të dali, dhe atëherë njeriu do të ndjehet i plotësuar. Është një thënie që vjen dhe si mesazh i pjesës, nuk ka dështak që provon”, shprehet aktori Mustafaraj. Vepra flet për një teknik pianosh në moshë të thyer xha Fati, me origjinë shqiptare, që vjen në prapaskenat e një teatri në Broadway të New York-ut, për të akorduar pianon, që ndodhet në dhomën e zhveshjes të një artisti me famë botërore. Xha Fati futet në jetën e këtij artisti nëpërmjet sendeve personale që ndodhen në këtë dhomë dhe shfaq talentin e tij të fshehtë tek spektatorët. Me mesazhin “Nuk egziston një dështak që provon”, ai do të zgjojë ndjenjën e vlerësimit të sakrificave njerëzore në rrugëtimin e vështirë të emigracionit, respektin ndaj figurës së femrës, të moshuarve dhe të ruajtjes së kulturës e traditave në këtë shekull të ri. Mes dy botëve të ndryshme Shqipërisë dhe Amerikës, xha Fati gjen probleme të njëjta sociale e shoqërore. Xha Fati i inspiruar nga pasioni i tij i hershëm për t’u bërë artist, rinohet në skenë duke sfiduar jetën. Edhe më parë në skenën e teatrit Herion Mustafaraj është duartrokitur nga publiku, këtë herë ai vjen me një tjetër komedi, ku si autor dhe aktor në skenë përcjell mesazhin që nuk ka njeri dështak nëse provon. Për regjisorin Endri Çela kjo është një vepër që tregon dhe atë se çfarë kanë kaluar shqiptarët dekada më parë, por dhe tani. “Një shfaqje shumë e ngrohtë, me një fill tragjik brenda, por në thelb është komedi argëtuese muzikore, dhe janë gjëra të cilat vetë shqiptarët i kanë kaluar qoftë në vitet 90, por edhe tani. I flet brezit të ri dhe të vjetër”, pohon regjisori.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...