Me Elida Dunin, në mes!

Hënë, 11 February 2019 16:16

Bajram Sefaj

“Aksham”, quartet i ri muzikor frëng-zviceranGazeta e përditshme “Tribune de Genève” e Zvicrës, e ditës së shtunë, këtij kuarteti, ia kushton madje dy faqe të tëra
Mbi qiellin, gjithnjë të pastër e të kthjellët, të Zvicrës, (të Gjenevës, në hollësi), kohëve të fundit, është shfaqur edhe një “shpend” krahëlehtë. Një bend a grup, muzikantësh të spikatur, me emrin turk “Aksham”. Kjo aspak nuk prish punë se çfarë emri mban! Nuk e trazon as humorin as gëzimin kur kësaj i shtohet e dhëna se, tra kryesore, shtyllë vertebrale, i këtij grupi (bendi), Aksham, Muzg, a lë të quhet si të dojë, për shqiptarët,nuk është as muzg as kurrgjë tjetër. Është agim i shndritshëm, kur në qendër të tij është Elina Duni. Këngëtarja shqiptare, tashmë e njohur dhe e popullarizuar që, pos në Kosovë dhe Shqipëri, atë e njohin edhe skenat e podiumet edhe shumë më larg. Ngase, çdo paraqitje të saj, kudo e kurdoherë, e shpërblehet me duartrokitje të gjata. Jo vetëm kaq. Për këngën, për këndimin, për timbrin e saj karakteristik e veçantë, mbi këtë yll shqiptar, është folur dhe është shkruar shumë e shpesh. Si në shtypin (mbarë) shqiptar ashtu edhe në atë të huaj, me epërsi të shtypit, të shkruar dhe elektronik zviceran, në të tri gjuhët (frëngjisht, gjermanisht dhe italisht) të këtij shteti me shumë etni dhe më standard të lartë.

Hiç më larg së kësaj të shtune, në numrin e saj revyal, gazeta e madhe “Tribune de Genève” (Tribynë de Zhenevë) e Zvicrës franceze (frankofone), madje në dy faqe (30 e 31) të formatit të madh, të shtojcës për kulturë e art, sjell reportazhin e gjatë (të ilustruar edhe me fotografi të madhe), me titull “Aksham, chanson jazz au crépuscule”, që ia kushton këtij grupi muzikor, gjithnjë duke ngulur këmbë e potencuar se, në qendër të këtij kuarteti, është këngëtarja shqiptare, Elina Duni. Zvicra, le të dihet edhe kjo, është atdheu i dytë i kësaj këngëtarje të shquar dhe, tashmë, me reputacion, mund të thuhet edhe ndërkombëtar. Këtu e disa vjet ajo jeton (në Bernë), ku punon, krijon dhe këndon.

Zemra i këndoftë, përgjithmonë!

Aq më parë, kur ndërkohë, herri e pastroi, (si të thuash) repertorin e saj të ngarkuar të fillimit të karrierës, kur paralelisht këndonte, pos në gjuhën e nënës shkrimtare bilenge, (e ëma e saj Besa Myftiu), shkruan edhe shqip dhe frëngjisht paralelisht, dhe të atit, (z. Spiro Duni), aktor dhe regjisor i shquar nga Tirana. Në fillim, interpretonte në gjuhën maqedonase, në gjuhen bullgare, në gjuhën greqishte, natyrisht, edhe në ndonjë gjuhë tjetër! Tash Elina këndon e interpreton, vetëm në gjuhen shqipe, përsëdytë, loçka e zemrës i këndoftë!

Sa të shënohen emrat edhe të katër anëtarëve të tjerë, që përbëjnë këtë grup: David Enhco, trompetë, Marc Perrenoud, piano, Florent Nisse, kontrabas dhe Fred Pasua, bateri, gjithnjë, në krye vendi, këngëtarja shqiptare, zonje Elina Duni, dhe t’i urohet këtij kuarteti muzikor, frëng-zviceran, rrugë e gjatë suksesi, krejt natyrshëm, mbyllët ky shënim rasti, me këtë rast!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...