Aktori Ilir Tafa nis xhirimet për filmin e ri

Tuesday, 19 February 2019 16:10

Aktori kosovar Ilir Tafa do të jetë pjesë e kastit të aktorëve në projektin më të ri filmik “Lulet e kadifenjta” (Kadifice), në një rol të ri, në të cilin është angazhuar nga regjisori Miroslav Ciro Mandiq, i cili jeton dhe vepron në Slloveni.

Filmi që do të jetë prodhim i Shtëpisë Filmike “Relative Pictures”, bazohet në tregimin e autorit boshnjak Xhevad Karahasan, “Në vend të saj, lulet e kadifenjta”. Kështu kanë raportuar mediat boshnjake, sipas së cilave xhirimet e filmit do të nisin në pranverë.

Regjisori Mandiq, njihet për serinë e tij “Surrealistët” (Toplista Nadrealista), ndërsa është fitues i çmimit Grand Prix në Festivalin e Filmit Evropian në Strasburg, për filmin e tij “Jeta e Punëtorëve”.

Ilir Tafa i cili së fundmi përmes një roli brilant në shfaqjen “Bretkosa” iu rikthye skenës teatrore në Kosovë, ka realizuar një varg rolesh të suksesshëm në teatër dhe kinematografi në Bosnjë, Kroaci e Mal të Zi, ndërsa vazhdon të mbetet në listën e aktorëve më të kërkuar në këto vende.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...