Veprat e fshehura të Franz Kafka-s mund të publikohen së shpejti

Premte, 19 Prill 2019 14:28

Një numër i veprave të Franz Kafka-s të papublikuara dhe të fshehura për një kohë të gjatë mund të publikohen së shpejti, pas një beteje të gjatë mbi pasurinë e tij letrare që ka tërhequr krahasime me disa nga tregimet e tij surreale.

Një gjykatë në Cyrih përkrahu vendimin e Izraelit në një seancë javën e kaluar duke vendosur se kutitë e ruajtura dhe përmbajtjet e tyre duhet të transportoheshin në bibliotekën kombëtare të Izraelit. Veprat mund të hedhin dritë në një nga figurat më të errëta të letërsisë, një hebre gjermanfolës nga Praga, pasuria kulturore e të cilit ka shkaktuar kundërshtime të mëdha mes Izraelit dhe Gjermanisë. Ekspertët kanë spekuluar se kutitë mund të përfshijnë përfundime të disa nga veprave më të mëdha të Kafkas,  shumë prej të cilave ishin të papërfunduara kur u publikuan pas vdekjes së tij. Gjykata supreme e Izraelit ka zbuluar një koleksion të dorëshkrimeve të Kafkas, të cilat ishin të fshehura në një kasafortë në një nga bankat e Izraelit dhe në një apartament në Tel Aviv. Por, tani vendimi i Zvicrrës mund të përfundojë bashkimin e gjithë koleksionit të veprave të njohura të Kafka-s.

Kafka, emri i të cilit është bërë mbiemër për të përshkruar procese të padepërtueshme ligjore ose burokratike, ishte i njohur për tregimet e tij ku protagonistë të zakonshëm përballeshin me ngjarje misterioze. Në librin e tij “Procesi”, një punonjës i bankës vendoset në një gjykatë torturuese, pa i ditur kurrë akuzat që janë ngritur kundër tij./Kosovalive360/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...