Shuhet baritoni dhe pedagogu i kantos, Burhan Spahiu

Premte, 19 Prill 2019 14:30

Burhan Spahiu, një nga artistët e skenës shqiptare, solist bariton i skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit është ndarë nga jeta. Ai lindi në Berat më 5 Janar 1943. Shkollën e mesme e kreu në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe gjatë viteve 1962 – 1967 kryen studimet e larta për kanto në “Konservatorin Shtetëror të Tiranës”, në klasën e pedagogut Ramiz Kovaçi.

Pas mbarimit të studimeve emërohet solist në TOB, ku punon deri në vitin 1989. Gjatë periudhës 20 vjeçare, që ka punuar në TOB, baritoni Burhan Spahiu u dallua për realizimin e një numri të madh rolesh. Janë role nga operat shqiptare dhe nga kryeveprat botërore, ku u shqua për niveli të lartë artistik, si për vokalin, ashtu edhe për lojën skenike.

Baritoni Burhan Spahiu me zërin e tij kumbues, të ngrohtë, me lojën e shkathët, realizoi role, që kanë mbetur në mendjen e spektatorit. Të tilla janë rolet: Talipi, opera “Skënderbeu”; Shemshedini, opereta “Brigada e grave”; Frroku, opera “Përtej mjegullës”; Marcello, opera “La Boheme”; Papuli, opereta “Dhëndrri u transferua”;

Gjeta, opera “Mrika”; Shahin Miluka, opera “Zgjimi”; Kristoja, opera “Lulja e Kujtimit”; Figaro, opera “Berberi i Seviljes”; Rusbashi, opera “Goca e Kaçanikut”; Murrashi , opera “Toka Jonë”; Escamillo, opera “Carmen”; Germont, opera “La Traviata”; Mark Suta, opera “Borana”; Alfio, opera “Cavalleria Rusticana” dhe mjaft role të tjera.

Ka realizuar një numër shumë të madh koncertesh me një repertor të pasur edhe në gjini të tjera vokale si arie, duete, romanca e këngë popullore. Në fushën e pedagogjisë, është një ndër pedagogët më të suksesshëm të Akademisë së Arteve. Një numër i madh studentësh, që kanë mbaruar në klasën e tij, sot, janë artistë të TKOB-së, fitues çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Për aktivitetin e tij, Burhan Spahiu është vlerësuar me çmime e urdhëra të ndryshëm gjatë karrierës së tij artistike. Baritoni Burhan Spahiu ka vendin e tij të merituar në TKOB e artin shqiptar./gazeta-shqip/ KultPlus.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...