Klaudia Hila sjell në skenë pjesën e shkruar nga Vangjel Kozma

E Enjte, 25 Prill 2019 13:37

Regjisorja Klaudia Hila sjell për fëmijët në skenë premierën "Vallja e pinguinëve” në Teatrin e Kukullave. E njohur në jetën artistike për punën e saj me teatrin, këtë herë shfaqja që ajo sjell në skenë për fëmijët është shkruar nga autori Vangjel Kozma. Sot premiera është pasdite në teatër, por regjisorja tregon se për fëmijët do të vijojë çdo fundjavë. “Vallja e pinguinëve” është një vepër që është shkruar nga Vangjel Kozma dhe trajtohet një fabul e vogël dhe shumë thjeshtë, që nuk kemi nevojë që të marrim gjëra nga të tjerët për të qenë të bukur. Mjafton të përdorim pjesën tonë të mirë dhe që nga ai moment ne më pas jemi shumë të vlefshëm”, tregon regjisorja Hila për mesazhet e veprës teatrore në skenë për fëmijët. Nuk është hera e parë që si regjisore Klaudia Hila ka bashkëpunuar me autorin Vangjel Kozma. Aktorë në vepër janë Ermonela Alikaj, Ilia Kaçi, Elidon Alika, Aleksandër Grami, Flori Kokona, Albana Koçaj Sançolli dhe Madi Selimi. Kukullat nga Matilda Mehmetaj dhe skenografia Artemida Demiri. Edhe vetë Teatri i Kukullave shkruan se është një shfaqje, që do të përcjellë shumë për fëmijët. “Këtë fundjavë për ju kjo shfaqje e bukur! Ju duam e ju kemi. Ejani të njihni këta pinguinë të mrekullueshëm”, shkruan teatri për këtë premierë.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...