Ekspozita “EUnderground”, për lëvizjen kulturore në vendet e ish bllokut Sovjetik

Diel, 28 Prill 2019 13:15

Ekspozita “EUnderground” synon të sjell pranë qytetarëve një çështje shumë të veçantë e cila sipas organizatorëve ka marr shumë pak vëmendje. Projekti nxjerr në pah një pjesë të fshehtë dhe ende pak të njohur të trashëgimisë kulturore të ish-vendeve socialiste: fusha e kulturës së nëndheshme gjatë viteve 1948-‘89. Kuratori i ekspozitës Andi Tepelena shprehet se projektit i referohet lëvizjeve kulturore alternative të asaj periudhe, si mënyra shumë të rëndësishme të opozitës kulturore të shoqërisë civile në Bllokun Lindor gjatë Luftës së Ftohtë. Ekspozita në qendrën TEN është e ndarë në disa pjesë, letërsia dhe disidenca artistike në Shqipërinë komuniste, si dhe artistë të "Underground" muzikor të viteve 70'- 80'. Kuratori Tepelena tregon se ekspozita bëhet me rastin e 40- vjetorit të rënies së murit të Berlinit. “Ky ka qenë motivi kryesor i hapjes së kësaj ekspozite. Qëllimi kryesor ishte për një panoramë të lëvizjeve kulturore alternative në vendet e Lindjes në vendet e ish bllokut Sovjetik, ku futet dhe Shqipëria, ku janë marrë zhanre të ndryshme që përfaqësohen nga artet skenike, muzika, letërsia, filmi dhe të tjera. Ka qenë ajo kulturë që zhvillohej në ambiente underground, që quhet kulturë e nëndheshme, që dilte dhe kundër censurës mbi të gjitha. Pra është prezantuar një kulturë që është realizuar nën censurën komuniste” tregon Tepelena. Ekspozita mes të tjerave është me biografi të artistëve, postera, fotografi nga autorë shqiptarë dhe të ish vendeve të tjera komuniste. Kuratori Andi Tepelena tregon se për ekspozitën janë marrë autorë të ndryshëm të huaj, por mes emrave nga Shqipëria janë Fatos Lubonja, Maks Velo, Mihallaq Luarasi, Justina Aliaj, si dhe grupi i parë i rrokut shqiptar, që janë trajtuar me krijimtarinë e tyre në këtë projekt. “Ekspozita është e ndarë në disa seksione, ku është ajo që ndodhur në Poloni, në Çeki, Hungari, Rumani dhe Shqipëri. Në rrafshin e letërsisë është përfaqësuar me Fatos Lubonjën. Në artet pamore kemi Maks Velon, në fushën e arteve skenike kemi Mihallaq Luarasin dhe Justina Aliaj. Por është marr dhe një grup që ka qenë grupi i parë rrok shqiptar “Matura ‘72”, ku kanë qenë Vangjel Toçe, Kujtim Spahiu, etj. Ishin artistë jo detyrimisht ishin disidentë, por luanin pjesë me frymëzim nga perëndimi. Kryesisht kjo është pas festivalit të 11, që filloi dhe censura, atëherë e trajtuam si fenomen pas këtij festivali”, vijon të pohojë Tepelena.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...