Stina e Pestë pothuajse një himn modernizmi

Hënë, 29 Prill 2019 22:42


Sasho Dimoski ka patur besimin në gjuhën e autorëve të mëdhenj për të na sjellë në formën e një ditari të vërtetat e njeriut duke shpalosur një botë të madhe dashurie dhe pafajësie idilike. Autori ka zgjedhur dimrin për të hapur faqet e tij si për të dhënë pamjen e dashurisë së ngrohtë dhe besimplote në imazhet e hirta të dimrit duke përsëritur në mënyrë poetike të njëjtën fjali hyrëse. E ndërsa rrëshket midis rreshtave nuk mbetet asgjë tjetër përveçse pohimi se rruga e dashurisë është ajo dhe s’mund të ketë një tjetër. Sasho është përkujdesur për të treguar hapin e njeriut ashtu siç është në të vërtetë, një hap gati naiv, i pakushtëzuar apo i pasforcuar prej asnjë mendimi hipokrit ashtu siç do të na e kishte ënda të gjithëve për t’u sjellur pranë personit të zemrës apo një miku të vërtetë. Duke besuar në gjuhën e përkushtimit dhe përkujdesjes kundrejt tjetrit Dimoski e ka patur më të lehtë për të gjetur dashurinë e vërtetë dhe shpeshherë vetveten, e megjithatë autori nuk është ndalur për t’i qëndruar besnik deri në fund të vërtetës së tij duke besuar në ekzistencën e kësaj dashurie.

“Prandaj dhe detet nuk harrohen-sepse me kohën ruajnë mes tyre pikat e ujit, i ruajnë të pandryshuara për brezat që do të vijnë, ashtu sikundër frika më e madhe, ajo e harresës, arrin tek të gjithë me kalimin e kohës. Vetëm shëmbëlltyrat e deteve mbeten në ndonjë të tashme pasardhëse, ngelen dëshmi e asaj që detet pa pika uji nuk janë veçse një shkretëtirë pa anë e fund, e njëjtë si ajo e cila shtrihet gjatë jetës së atij njeriu që kuptoi se asnjëherë nuk mund ta mundësh vetminë.”

Një gjuhë e tillë poetike e cila ndjek të gjithë romanin të bën të besosh se nuk mund të ekzistojnë realitete të tjera me një tjetër ndjeshmëri. Autori ka patur forcën ta ndjeki rrugëtimin e tij deri në stinën e pestë duke përdorur fjali hyrëse përshkuese tërë dashuri dhe duke lënë veten edhe lexuesin në fund si një thirrje për besim, si një e vërtetë e mundshme që duhet të jetë e mundshme.  “Stina e pestë e vitit” vjen nga Sasho Dimoski nën logon e Ombra GVG Jonada Dervishi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...