“International Albanina Brass Festival”, në skenë me program të pasur muzikor

Tuesday, 30 Prill 2019 13:30

“International Albanina Brass Festival” zhvilloi edicionin e katërt, duke sjellë në skenë artistë të njohur. Festivali në pesë netët e tij solli në skenë artistë ndërkombëtarë nga USA, Rusia, Austria, Italia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Hungaria, Spanja, Kosova, Serbia, por dhe nga Shqipëria, që ndezën sallën e Universitetit të Arteve, teatrin “Petro Marko”, Vlorë pa harruar ambientin e përhershëm në natën mbyllëse të festivalit, amfiteatrin e liqenit në Tiranë. Ky festival ka si qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit mes artistëve vendas dhe të huaj, duke interpretuar së bashku në skenë. Në fokus të vazhdueshëm kanë qenë artistët e rajonit me qëllim unifikimin e metodave të interpretimit dhe literaturës, nëpërmjet master class të udhëhequr nga Gergely Sugar (Austri) kornist i parë i Orkestrës Simfonike të Vjenës, pedagog pranë Universitetit Graz, Orsolya Korscolan (Austri) soliste themeluese e drejtuese e shkollës së muzikës “Musikschule” Vjenë, Marco Pierobon (Itali) pedagog i trombës në Konservatorin e Bolzanos,  dr.Gregory Jones (USA) dirigjent, trombist, drejtuesi i Purdue University Fort Wayne-Indiana, Hrvoje Pintaric (Kroaci) pedagog pranë shkollës së muzikës “Vatroslav Lisinksi” Zagreb, Ivan Bosnjak (Kroaci) trombon i parë pranë Orkestrës së Operës së Zagrebit-Kroaci, etj. Festivali organizuar nga shoqata “Artistët Interpretë”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Universitetit të Arteve dhe disa institucioneve të tjera ndërkombëtare, pati vëmendje dhe promovimin e kompozitorëve të rinj si Dorian Cene, Enis Mullaj, Ergis Spahiu etj, kjo edhe falë bashkëpunimit me Hamering Records Australi dhe drejtuesit artistik të Brass Festival, Ilir Kodhimës. Veprat e realizuara gjatë edicionit të tretë nga këta kompozitorë, falë edhe vlerësimit dhe mbështetjes së Alan Holley, kreu i Hamering Records, janë interpretuar edhe në Australi.  Sipas organizatorëve njëkohësisht nëpërmjet këtij festivali rritet ndërgjegjësimi ndaj instrumenteve të tunxhit duke i kthyer ata në tejet popullorë dhe duke nxitur brezin e ri të luajë në ta. “Duke pasur parasysh mungesën e instrumenteve të tunxhit në shkollat e Tiranës, apo qytete të tjera do të ngremë përmes këtij festivali një fushatë të mbledhjes së fondeve për t’i shpenzuar në blerjen e këtyre instrumenteve”, thuhet në njoftimin e festivalit. Programi i festivalit erdhi si një ndërthurje dhe bashkëpunim i artistëve të huaj nën shoqërimin e instrumentistëve shqiptarë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...