“Historia e kopshtit zoologjik”, 4 shfaqjet e fundit në skenë

E mërkurë, 01 May 2019 12:01

Vepra teatrore “Historia e kopshtit zoologjik” nga Edëard Albee vjen me shfaqjet e fundit në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Nën regjinë e Eni Janit, vepra trajton tema sociale me mesazhe mjaft aktuale që nga toleranca, edukimi i fëmijëve dhe deri tek moskomunikimi midis individëve në shoqëri që është dhe mesazhi kryesor i kësaj shfaqje, fenomen ky universal. Vepra përcillet në skenë me dy aktorët Genci Fuga si Piter dhe Kristian Koroveshi, që vjen në skenë si Xherri. Me rol në vepër aktori Genci Fuga shprehet se nga data 2 maj fillojnë takimet e fundit për këtë shfaqje në teatër. “Miq virtualë! Nga data 2 maj, startojnë 4 takimet e Fundit të "Historia e kopshtit zoologjik"! Skena është takimi me ne, por edhe me mendimet tuaja, për t'u bërë njerëz më të mirë! Në këtë "klimë" dështimesh e demonstrimesh, garantojmë profesionalizëm të lartë! Larg paaftësisë dhe cinizmit, që po na merr jetët tona”, shkruan aktori Genci Fuga për këtë vepër teatrore. Aktori Genc Fuga i cili vjen në rolin e Piterit në këtë shfaqje, shprehet se është një personazh që në dukje ka çdo gjë në rregull, i cili kërkon një lloj konsultimi dhe qëndrimi vetëm. “Në cepin e kopshtit zoologjik ky personazh përballet me të vërtetat e tij, si strukturimi që i ka bërë ose jo familjes dhe më pas angazhimit të tij të përditshëm. Mesazhi i kësaj vepre është i thjeshtë boll të kemi dëshirën të komunikojmë me njëri-tjetrin, të kemi dëshirën për të njohur realitetet e të tjerëve që më pas të kapim dimensionet tona”, ka pohuar aktori për rolin. Më herët dhe regjisorja Eni Jani ka treguar detaje interesante mbi veprën dhe mesazheve që ajo trajton. Sipas saj, tematika që trajton kjo vepër është diçka e veçantë, ku në qendër ka natyrën njerëzore. “Mesazhi i kësaj vepre është universal si për publikun shqiptar dhe për atë jashtë pasi mesazhi i saj është universal ku thelbi është natyra njerëzore”, pohon Jani. Ky projekt ka mbështetjen e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Bashkisë Tiranë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Globi

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Disa zyrtarë të Brukselit kanë thënë se ka pak gjasa që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian gjatë këtij viti edhe në rast të dështimit të marrëveshjes për...

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Aktualitet

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se ka lejuar qarkullimin e autobusëve, transit përmes Kosovës, të ndaluar në pikën kufitare Morinë, të shtunën (15.06.2019). Ky vendim vjen...

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Aktualitet

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Një automjet është djegur thuajse tërësisht mbrëmjen e së shtunës në autostradën Vlorë-Levan, në afërsi të fshatit Bishan. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!