Nis nesër Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea”, në konkurrim 70 filma

E mërkurë, 01 May 2019 12:09

Festivali ndërkombëtar i filmit “Dea open air” mbërrin këtë vit në edicionin e gjashtë në Tiranë. Me rreth 70 filma të huaj, por dhe prodhime të kinemasë shqiptare, festivali nga data 2 deri më 8 maj do të jetë pjesë e jetës artistike në Tiranë. Festivali në pesë edicionet e fundit e ka konsoliduar vendin e vet në botën e kinemasë. Sipas organizatorëve në ekranin e tij kanë zënë vend filmat më të mirë të industrisë europiane të kinemasë. Për drejtorin e festivalit Edmond Topi e gjithë kjo prurje kishte nevojë edhe për një zgjerim gjeografik të pranisë së tij, ndaj “Dea open air” në edicionin e vet të gjashtë vjen edhe në Tiranë. “Tirana moderne ofron mundësi të mrekullueshme për zhvillimin e një festivali cilësor sa dhe popullor. Qytete me potencial shumë më të vogël, si Prizreni apo Prishtina kanë tashmë festivale me të cilat identifikohen ndërkombëtarisht. Pikërisht një festival ndërkombëtar dinjitoz filmi të këtyre përmasave dëshirojmë ne t’i japim Tiranës me “Dea open air”, duke pasur në këtë synim vëmendjen dhe mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe kryetarit të saj”, thotë drejtori i “Dea open air”, Edmond Topi. Festivali do t’i qëndrojë konceptit open air, ku kinemaja kryesore për ofrimin e programit të filmit artistik me metrazh të plotë do të jetë amfiteatri i Universitetit të Arteve, së cilës i shtohen edhe salla qendrore e Universitetit të Arteve, salla Black Box 1 dhe 2. Arena e festivalit do të jetë në sheshin përpara Universitetit të Arteve, ku do të ngrihet çadra e festivalit, ku do të zhvillohen çdo ditë konferencat e shtypit si dhe çadrat e ofertës kulturore (Bashkia Tiranë), projekteve dhe promocionit të institucioneve dhe mbështetësve të tjerë të festivalit. Programi do të ofrohet edhe në dy kinema të improvizuara në formë shfaqjesh publike për banorët e Tiranës në kinemanë e madhe “Dea open air” në sheshin Skënderbej dhe në kinemanë e improvizuar “Dea open air” te Pazari i Ri.

Me rreth 70 filma, edhe këtë vit janë disa juri që do të vlerësojnë. Juria e filmit me metrazh të gjatë, juria e filmit dokumentar, juria e filmit të shkurtër, eksperimental dhe studentor, si dhe ajo e medias do të vlerësojnë filmat. Me drejtore artistike Mirela Oktrovën, në qendër të festivalit vijon të jetë programi i filmit me metrazh të gjatë, në të cilin sivjet marrin pjesë filma nga Gjermania, Spanja, Italia, Kosova, Rumania dhe Maqedonia. Ky program do të ofrohet çdo mbrëmje në amfiteatrin e Universitetit të Arteve, në orën 20.00, në praninë e autorëve të secilit prej filmave në konkurrim dhe do të mund të ndiqet edhe prej publikut të gjerë tiranas te kinemaja e madhe open air në sheshin Skënderbej dhe te kinemaja e improvizuar te Pazari i Ri. Këtë vit pjesë e festivalit janë edhe seksioni i filmit të shkurtër me 16 filma nga 11 vende të botës, seksioni i filmit eksperimental me 12 filma nga 9 vende të botës dhe seksioni i filmit studentor me 15 filma nga 15 vende të botës, të cilët do të zhvillohen në sallën Black Box 1 të Universitetit të Arteve si edhe seksioni i filmit dokumentar me 17 filma nga 14 vende të botës, i cili do të zhvillohet në sallën e kinemasë së Universitetit Mesdhetar në Tiranë. Konkurrimi i filmit dokumentar do të zhvillohet në bashkëpunim me studentët e komunikimit dhe mediat partnere të festivalit. Shfaqja e filmave dhe prania e autorëve në to, planifikohet të ndiqet nga diskutime rreth dokumentarit modern, vendit dhe rolit të tij në industrinë e filmit. Në kuadrin e edicionit gjashtë të festivalit në datat 5-7 maj, Akademia DEA organizon takimin rajonal të shkollave të filmit. Sipas organizatorëve këtë pjesëmarrësit vijnë nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi. Pjesë e ofertës së edicionit të sivjetëm është edhe “Dea Casting Lounge”, planifikuar të zhvillohet në datat 3-4 maj në kuadrin e së cilës në një atmosferë të relaksuar, krijohet mundësia për shkëmbim ndërkulturor dhe njohjeje me njëri-tjetrin midis regjisorëve të kastingut, Anja Dihrberg dhe Clemens Ehrbach dhe të tjerë regjisorë dhe producentë të pranishëm, takohen me aktorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Bosnja, etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...