“Një tregim Prishtine” vjen për publikun në Tiranë

E Enjte, 02 May 2019 14:18

Filmi “Një tregim Prishtine” me skenar nga Getoarbë Mulliqi dhe regji nga Burbuqe Berisha do të ketë premierën e tij dhe në Tiranë. Filmi është pjesëmarrës në festivalin “Dea open air”. Është skenaristja e filmit Getoarbë Mulliqi, që ka lajmëruar për premierën e saj që do të jetë në datë 4 maj. “Tregimi i Prishtinës po vjen në Tiranë. Miq e familjarë, ju ftoj në premierën për Shqipëri, të filmit me skenar timin, regji të Burbuqe Berishës dhe me producent Agron Vulën. Më 4 maj ora 20:00 në “Dea open air”- amfiteatri i Universitetit të Arteve; në sheshin “Skënderbej”; dhe “Pazari i Ri”” shkruan skenaristja e filmit. Por veç festivalit në Tiranë po ashtu ky film do të jetë në muajin maj dhe në një festival filmi që do të zhvillohet në Paris. Siç është shkruar më parë për filmin që do të jetë në Tiranë, regjisorja dhe skenaristja në këtë film vënë përpara publikut vështirësitë që hasin prindërit për të gjetur fonde të mjaftueshëm për të shëruar fëmijën e tyre, duke ndërlidhur rreth kësaj teme edhe elemente të tjera, të cilat tregojnë realitetin e hidhur në Kosovë. Skenaristja e filmit Getoarbë Mulliqi Bojaj më herët ka pohuar se “Një tregim Prishtine”, paraqet një realitet të Prishtinës. “Jam intriguar jashtëzakonisht prej temës, pasi vazhdimisht shohim raste të tilla, kemi në familje e në mesin e miqve. Një skenar i tillë shkruhet me një frymë, këtë edhe e kam bërë. Pastaj pas draftit të parë së bashku me regjisoren jemi takuar kohë pas kohe, duke ndryshuar gjëra që i kemi parë të nevojshme”, shprehet skenaristja. Regjisorja Burbuqe Berisha gjithashtu ka treguar se për filmin ka shfrytëzuar shumë situata pikërisht nga realitetit. “Gjatë kohës kur është menduar për film, Ministria e Shëndetësisë është përballur me afera shumë të mëdha. Kështu që mjafton një zyrtar i thjeshtë për ta degraduar krejt sistemin siç e kemi edhe në film, e që diçka e tillë ndodh edhe te ne. Pra kemi dashur që të tregojmë një realitet i cili është faktit, por duke mos ndërhyrë te asnjë parti, pasi ky është një problem i përgjithshëm, ku dikush e ka fituar një vend pune edhe atë pozitë e keqpërdor”, u shpreh regjisorja. Filmi “Një tregim Prishtine” ka në fokus jetën e Aurorës dhe Benit, të cilët për të gjetur paratë për trajtim e vajzës së tyre Fionës, jashtë vendi, ballafaqohen me pjesën e errët të botës dhe përballen me beteja të ndryshme. Jeta e tyre e qetë dhe e lumtur merr kthesë drastike dhe ndërron tërësisht. Mirëpo pikërisht kjo gjendje e rëndë emocionale e tyre vë në pah edhe problemet që ka shoqëria kosovare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...