Tre muajt e parë të vitit, 308 shfaqje në skenat teatrale

Premte, 03 May 2019 13:04

Institucionet kulturore në kryeqytet po ofrojnë një sërë aktivitetesh kulturore për artdashësit e gjithë grupmoshave. Të dhënat zyrtare të INSTAT, bëjnë të ditur se numri i shfaqjeve kulturore në tremujorin e parë 2019 ishte 308, duke shënuar 8 shfaqje më shumë, në krahasim me tremujorin e parë 2018. Por janë organizuar 17 premiera, 10 premiera më pak krahasuar me tre mujorin e parë të 2018. Gjithashtu në tremujorin e parë 2019, numri i spektatorëve është 67.609, duke pësuar rritje me 1,3 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për tremujorin e parë 2019, Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka numrin më të lartë të spektatorëve, me 22.765 të tillë. Sipas të dhënave të INSTAT rritjen më të lartë në përqindje për numrin e vizitorëve, në tremujorin e parë 2019 e ka pasur Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor me 54,6 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë që dhe gjatë kësaj fundjave në skenat e teatrove do të vijojnë vepra për publikun. Shfaqja "Salome" vijon nga sot deri të dielën për publikun në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Një nga kryeveprat e Oscar Wilde vjen me regji nga Carlo Sciaccaluga nën interpretimin e aktorëve Ermira Hysaj, Alert Çeloaliaj, Ervin Bejleri, Yllka Mujo, Alesia Xhemalaj, Emiljano Bufazi, Ermir Hoxhaj, Ilia Kaçi, Ismail Shino, Kleivert Ibrahimllari, Marsel Greva, Urim Aliaj. Emocionet mbeten të njëjta në çdo kohë ndaj ato që dhuron tragjedia “Salome” e Oscar Wilde shkruar në ‘800 do të jenë të shumëfishta, mes trillereve sociale dhe seksuale. Ndërkohë që TOB po përgatitet për veprën operistike “Il Trovatore” e Verdit. Opera vjen së shpejti për katër mbrëmje me radhë për publikun në skenën e Pallatit të Kongreseve, më datat 8, 8, 10 dhe 11maj. TOB shprehet se këtë sezon sjell për publikun një produksion të niveleve ndërkombëtare, krejtësisht të ri në koncept regjisorial, trajtimin muzikor dhe interpretim artistik. Regjia e veprës i është besuar italianit Mariano Bauduin dhe dirigjent do të jetë Sebastiano Rolli. “Il Trovatore” i ka të gjitha, një hero, një heroinë vetëmohuese, një keqbërës, skelete në dollapin e familjes dhe katër akte të mbushura me muzikë plot pasion dhe lavdi. Libreti është shkruar nga Salvadore Cammarano dhe Leone Emanuele Bardare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...