Sot, në orën 10 artistë vendosim shkronjat, e pranishme dhe Doris Pack, policia rrethon Teatrin

Diel, 05 May 2019 09:21

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe aktivistë të ndryshëm që vijojnë ‘betejën’ me Bashkinë e Tiranës për mbrojtjen e Teatrin Kombëtar, kanë paralajmëruar sesot, në orën 10:00, do të vendosen shkronjat e hequra prej godinës së TK.  Ndërsa pritet që vendosja e shkronjave të bëhet në orën 10:00, po ashtu bëhet e ditur se e pranishme do të jetë edhe eurodeputetja gjermane, Doris Pack.

“Neser (sot) ne oren 10 do riveme shkronjat e teatrit. Kush e ndjen se ka nevoje ta ndalim kete cmenduri betoni qe po i behet ketij qyteti, le te vije!”, – shkruan sociologu Ergys Mertiri, i cili është edhe aktivist kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Nga ana tjetër aktori Neritan Liçaj shprehet: “Germat do vihen ore…me te madhe ore…TEATRI KOMBETAR.”

Shkrimtari Rudi Erebara, teksa poston disa foto të një makine policie të stacionuar para godinës së Teatrit Kombëtar, shprehet: “E mira e do ta lene makinen aty nja ca dite se na ndihmon me shkallen”.

Në të tilla kushte, kur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet e vendosur për të mos lejuar shembjen dhe për të rivendosur shkronjat e TK nga njëra anë, dhe nga ana tjetër Bashkia dhe qeveria e vendosur për ta prishur, nuk dihet se si do të reagojnë autoritetet nesër.

A do të ketë apo jo përplasje tek Teatri Kombëtar, mbetet për t’u parë nesër, ndërsa artistët u bëjnë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen nesër në orën 10:00.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...