Tragjikomedia “Fqinjët” rikthehet në fundjavë për publikun gjirokastrit

Hënë, 06 May 2019 12:36

“Fqinjët” vepra e shkruar nga Ruzhdi Pulaha është rikthyer në teatrin e Gjirokastrës “Zihni Sako” këtë fundjavë. Me në qendër jetën e një familjeje të emigruar shqiptare në Greqi, tragjikomedia sjell aspekte mjaft reale të përditshmërisë së emigrantëve, transformimit nën presionin e mungesës së dokumenteve, realitete të reja dhe të vjetra.

Dashuria e Markos, djalit të familjes greke ku është punësuar familja e Borës, vajzës shqiptare që i ka rrëmbyer zemrën, është edhe kryefjala e ngjarjes ku zhvillohet konflikti.

Drama që përshkon të gjithë veprën përtej nuancave të humorit është ajo e brengës njerëzore prej ndarjes, mbështetja që njerëzit ofrojnë për njerëzit e fqinjët për fqinjët.

Vepra erdhi nën interpretimin e aktorëve Kudret Alikaj, Liliana Kumbaro, Rrapo Kapurani, Dajana Nenaj, Alisa Gushi, Viktor Çaro, Mimoza Kola, Erdit Asllanaj, Serkida Rapollari, Erion Hinaj dhe Delvis Bejleri.

Tragjikomedia do të udhëtojë në disa skena kombëtare përgjatë vitit 2019 pasi rezultoi një prej pjesëve më të mira të vëna në skenë.

Regjisori Milto Kutali rikthehet në Gjirokastër pas 40 vjetësh ndërsa aktorja Mimoza Lluri u rikthye në teatër pas 27 vitesh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...